Cliff konfirmoi mbështetjen e Britanisë për FSK-në
Prishtinë, 8 mars - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Agim Çeku i shoqëruar edhe nga shefi i Ekipit Këshillues të NATO-s në MFSK, Kevin Linch, pritën sot në MFSK, një vizitë zyrtare ambasadorin e Britanisë se Madhe, Ian Cliff.
Me këtë rast, ministri Çeku falënderoi ambasadorin, për përkrahjen dhe ndihmën që po jep Anglia për Kosovën dhe FSK-në.
Ministri Agim Çeku e njoftoi ambasadorin Cliff, për zhvillimin dhe për arritjet e përgjithshme të FSK-së.
Gjithashtu u bisedua edhe për rishikimin e Sektorit Strategjik të Sigurisë dhe për bashkëpunimin me NATO-n, bashkëpunimin në Rajon dhe më gjerë.
Në fund ambasadori Ian Cliff, konfirmoi mbështetjen e Britanisë se Madhe, edhe në të ardhmen për zhvillimin e FSK-së.