Çiklistët dhe motoçiklistët kundër dhunës ndaj grave
Prishtinë, 5 dhjetor - Në kuadër të fushatës 16 ditore aktivizimi kundër dhunës me bazë gjinore ( ditët midis 25 nëntorit dhe Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, që është 10 dhjetori, OJQ Mundësia, Klubi i Çiklizmit Trepça, Zyra për Barazi Gjinore e Komunës, a e Mitrovicës dhe Zyra e Mbrojtjes së Viktimave të Dhunës, së bashku me Moto Klubin MC Hammers, kanë organizuar marsh me çiklistë dhe motoçiklistë kundër dhunës ndaj grave, duke kaluar nëpër rrugën kryesore të qytetit dhe në sheshin e qytetit të Mitrovicës.
Pjesëmarrës aktiv në këtë aktivitet ishin Besa Veseli nga Zyra për barazi Gjinore, Burhan Maxhuni, mbrojtës i viktimave në rajonin e Mitrovicës, Sabri Hyseni dhe Edmond Kumnova nga KÇ Trepça, drejtuesi moto klubit, Shenoll Brezhnica etj.
Sipas drejtoreshës së OJQ Mundësia Hasime Tahiri-Hasani, ky aktivitet tuboi dhjetëra çiklistë dhe motoristë të cilët përmes marshit nëpër qytet kishin për qëllim ngritjen e vetëdijes për uljen dhe eliminim e dhunës ndaj grave.
Jemi këtu për të kontribuar në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve në eliminimin e dhunës ndaj grave. Vet prania e gjinisë mashkullore në masë 90 % ( qoftë me biçikleta apo motor) në këtë aktivitet është dëshmi se nisma po mbështetet dhe do të rezultojë me sukses në qytetin tonë, tha ndër të tjera drejtoresha Tahiri-Hasani.
Burhan Maxhuni, mbrojtës i viktimave, duke përshëndetur aktivitetin dhe organizimin, ka kërkuar nga pjesëmarrësit të bartin mesazhin e aktivitetit të OJQ Mundësia që të ulet edhe eliminohet dhuna ndaj grave, pasi ato janë shtylla të familjes dhe bazë e fortë e shtetit të fortë edhe demokratik.
Më pas është zhvilluar marshimi i pjesëmarrësve që bartnin shall me ngjyrë portokalli, nisi nga objekti i KK të Mitrovicës për ët vazhduar përgjatë rrugës kryesore, deri tek rrethi dhe tek lumi Lushta, pastaj kthimi në rrugën kryesore deri tek hekurudha dhe së fundi parakalimi nëpër shesh.
Drejtoresha e Mundësisë Hasime Tahiri-Hasani në vazhdim theksoi se përmes një forme të re u zhvillua ky aktivitet, për të sensibilizuar qytetarët për respektim më të madh për nënat dhe motrat tona, për të krijuar hapësirë për shtyllat e familjes, për respektimin e Ligjit për barazi gjinore edhe ndalimin e dhunës.