Cikaqi në konferencën mbi fuqinë e hapësirës ajrore në Turqi
Gjenerali Enver Cikaqi e cilësoi konferencën si një përvojë të mirë për të gjithë pjesëmarrësit në këtë konferencë e posaçërisht për FSK-në.
Ai përveç pjesëmarrjes në këtë konferencë, pati takime me delegacione të shteteve pjesëmarrëse të NATO-s, me të cilët ka shkëmbyer përvojat ushtarake. Një takim të veçantë e pati me komandantin e Forcave Ajrore të Turqisë, gjeneralin Akin Ozturk me të cilin ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë së Turqisë. Gjenerali Akin Ozturk premtoi vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen me FSK-në.
Në Konferencën Ndërkombëtare mbi Fuqinë e Hapësirës Ajrore morën pjesë përfaqësues të të gjitha ushtrive të shteteve anëtare të NATO-s, ku gjatë zhvillimit të punimeve është diskutuar rreth Fuqisë së Hapësirës Ajrore si dhe mundësisë së participimit.
Komandanti i KDS-së, gjeneral Cikaqi, gjatë qëndrimit në Turqi, takoi disa nga pjesëtarët e FSK-së të cilët janë duke vijuar shkollimin dhe trajnimet në shkolla dhe akademi ushtarake të Turqisë