16 Janar 2025

Certifohen 10 përmbarues privat

Prishtinë, 9 nëntor - Ministri i Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të dhjetë Përmbaruesve Privat në Republikën e Kosovës.

Gjatë kësaj ceremonie, Ministri Kuçi ka folur për rëndësinë që ka ky profesion duke kontribuar fillimisht në plotësimin e standardeve në shërbim të qytetarëve si dhe në kompletimin e arkitekturës së drejtësisë në Republikën e Kosovës.

“Duke ndërtuar sistemin e Përmbaruesve Privat, atë të Noterisë, të Ndërmjetësuesve, Administratorëve Falimentues dhe të Arbitrazhit, ne plotësojmë arkitekturën e drejtësisë që tanimë është realitet në Republikën e Kosovës.\"

\"Kjo do t’i ndihmojë gjyqtarëve, prokurorëve në zgjidhjen e lëndëve, por mbi të gjitha do të ndihmojnë në ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Kuçi.

Ministri Kuçi në fjalën e tij ka premtuar përkrahjen e tij si Ministër i Drejtësisë, duke kërkuar nga përmbaruesit e rijnë që të respektojnë ligjin dhe të veprojnë brenda kompetencave që i parasheh ligji duke theksuar se Përmbaruesit Privat do ta kenë edhe një komision për inspektimin e punës së tyre. “Ju do ta keni fuqinë e plotë ligjore për punën tuaj, por njëkohësisht do ta keni edhe mbikëqyrjen e plotë ligjore që punën tuaj ta realizoni sipas ligjit”, shtoi Ministri Kuçi.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe Kryetarja e Odës së Përmbaruesve Privat, znj. Emine Sherifi-Lubeniqi dhe anëtarët tjerë të komisionit për dhënien e provimit për Përmbarues Privat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)