Certifikohen rekrutët e gjeneratës se dytë të FSK-së
Prishtinë, 15 nëntor - Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se sot do të organizojë ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerata e dytë 2019.
Ceremonia mbahet sot në kazermën 'Adem Jashari' të Komandës së Forcave Tokësore në Prishtinë.
Në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të rinj, do të marrin pjesë: Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjeneralë, oficerë, mysafirë dhe familjarë të rekrutëve të rinj.