Certifikohen rekrutët e FSK-së nga komunitetet jo shumicë
Prishtinë, 7 korrik - Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbahet ceremoninë e diplomimit të rekrutëve të FSK-së nga radhët e komunitetit jo shumicë.
Ceremonia e certifikimit do të zhvillohet sot duke filluar nga ora 1100, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), në kazermën Skënderbeu, në Ferizaj.
Ceremoninë e certifikimit të rekrutëve nga komunitet jo shumicë të FSK-së nga afër do ta përcjell Komandanti Suprem i FSK-së, Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ministri për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) Haki Demolli, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së) gjenerallejtënant Rrahman Rama, ambasadori Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, oficerë, nënoficerë dhe familjarë të rekrutëve dhe të ftuar të tjerë. .