Certifikohen pjesëtarët e Taskë Forcës për Kërkim Shpëtim
Certifikimi u mbajt sot në kazermën Evropianët e Rinjë, të Regjimentin e Mbrojtjes Civile (RMC), në Bardh të Vogël.
Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për ndihmën që po i ofrojn FSK-së dhe vullnetin e shtetit Amerikan për të vazhduar ndihmën për avancimin e FSK-së, si dhe vlerësoi lartë ekipin e instruktorëve amerikanë për punën dhe angazhimin e tyre gjatë katër muajve të trajnimit të zhvilluar për Task Forcën e Kërkim Shpëtimit.
Duke mbështetur misionin e FSK-së, njësia e Task Forcës së Kërkim Shpëtimit si njësia e parë operacionale në nivel vendi është duke u forcuar dhe ngritur profesionalisht që ti ofroj popullatës siguri më të mirë."
"Certifikimi i sotëm i pjesëtarëve dëshmon për vullnetin dhe gatishmërinë e kësaj njësie. Kjo datë përmbyll një vit shumë të suksesshëm për këtë njësi, përmbyll një vit krenarie për Regjimentin e Mbrojtjes Civile përfundoi komandanti i FSK-së Kastrati.
Kurse komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile, kolonel Shaip Haziri tha se trajnimet gjatë vitit të parë të krijimit të Taskë Forcës, kanë forcuar strukturën e Task Forcës së Kërkim Shpëtimit dhe i kanë forcuar pjesëtarët fizikisht dhe psiqikisht në mënyrë që intervenimet reale të kryhen në mënyrën më të mirë të mundshme, gjë të cilën e kanë vërtetuar edhe duke intervenuar në operacione.
Kjo njësi ka kontribuar vazhdimisht që intervenimet e tyre të jenë shpëtimtare nga aksidentet, përmbytjet dhe fatkeqësitë tjera natyrore për qindra njerëz përfundoi kolonel Haziri.
Në emër të ambasadores Amerikane në Kosovë foli edhe atasheu ushtarak i SHBA-ve, kolonel Gjejms Kott(James Kott).
Ai tha se është nder të jem këtu sot ku FSK po e bënë edhe një hap përpara. Jemi shumë krenar që SHBA-të kanë luajtur rol të rëndësishëm që këta pjesëtarë janë certifikuar për të trajnuar pjesëtarët e tyre.
Pjesëmarrës në ceremoninë e diplomimit të trajnimit për Kërkim Shpëtim ishin: komandanti i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, gjeneralbrigade Rrahman Rama, komandanti i Brigadës për Mbështetje Operacione(BMO-së), kolonel Ilaz Dërguti, komandanti i RMC-së, kolonel Shaip Haziri, ushtrues e detyrës së zëvendësambasadorës së amerikës zonja Gjenifer Bashus (Jennifer Bachus), si dhë oficerë, nënoficerë dhe pjesëtarë tjerë të FSK-së.