22 Dhjetor 2024

Çertifikohen pjesëtaret e DME-së nga Shqipëria dhe Kosova

Vushtrri, 23 prill - Pas një trajnimi dy javor në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, sot u certifikuan 10 pjesëtaret e  Departamentit të Emergjencave nga Republika e Shqipërisë dhe 26 nga Kosova.

Në ceremoninë e certifikimit e cila u mbajt në fshatin  Studime të Vushtrrisë morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi, drejtori i Departamentit të Emergjencave, Fadil Kodra,  Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, Sheremet Ahmeti, përfaqësues nga ambasada e Shqipërisë në Prishtinë dhe përfaqësues nga OSBE-ja.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi në fillim të fjalës së tij premtoi se do të angazhohet maksimalisht që të krijoj kushte edhe më të mira për trajnuesit e emergjencave.

“Sfidat me të cilat ballafaqohemi, si mungesa e pajisjeve të mjaftueshme, zhvillimi i  trajnimeve të avancuara, përmirësimi i kushteve të punës, duhet të adresohen me urgjencë në mënyrë që të arsyetohen pritjet e qytetareve të vendit. Në realizimin e përgjegjësive dhe prioriteteve tona të përbashkëta do ta keni mbështetjen time të pa rezervë”, tha ministri Rexhepi.

Ministri Rexhepi në vazhdim theksoi se, “tashmë kemi kompletuar infrastrukturën ligjore, ndërkohë jemi duke punuar në themelimin e agjencisë për reagimin emergjent, si mekanizëm ekzekutiv në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

Në fund ai shprehu  kënaqësinë që marrëveshja për bashkëpunim në aspektin e politikë-bërjes mes Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës dhe asaj të Republikës së Shqipërisë është duke u realizuar.

Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, Shermet Ahmeti shprehu kënaqësinë që në këtë Qendër, trajnimin bazikë për zjarrëfikje dhe shpëtim e kanë kryer 26 pjesëtarë të DME-së nga Kosova dhe 10 pjesëtarë nga Shqipëria.

“Për Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, kjo është një kënaqësi dhe nder, pasi që kjo në njërën anë do t’i kontribuojë zhvillimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve  dhe në anën tjetër shpie kah objektivat e QKSPEZH-it që në të ardhmen të jetë një qendër trajnuese për tërë rajonin tonë për pjesëtarët e agjencive të sigurisë publike”, tha Ahmeti.

Pjesëmarrësit e trajnimit të të dyjave shteteve demonstruan ushtrime të përbashkëta për zjarrëfikje dhe shpëtim. Në fund ceremonisë, ministri BajramRexhepi  shpërndau certifikatat pjesëmarrësve të trajnimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)