Certifikohen kadetët për proceduren e Udhëheqjes së Trupave
Prishtinë, 11 mars - Në kazermën Skënderbeu të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj, sot, u mbajt ceremonia e certifikimit të kadetëve, pas përfundimit të kursit Procedura e Udhëheqjes së Trupave (PUT).
Në këtë ceremoni morën pjesë: Komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, zëvendës komandanti i KDS-së, kolonel Irfete Spahiu, përfaqësuesi i Ekipit Ndërlidhës Këshillëdhënës i NATO-s, (NLAT) kolonel Dean Kranjcec, si dhe oficerë tjerë të KDS-së dhe ekipit të NLAT.
Me këtë rast, komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, tha se ndjehet tejet i lumtur, që ky kurs ka dhënë rezultate të larta dhe i cili është cilësuar mjaft frytdhënës, si nga ana e juaj ashtu edhe nga instruktorët, dhe këto rezultate të cilat ju i keni arrit në testin final, flasin më së miri për përkushtimin e treguar gjatë trajnimit.
Gjeneral Cikaqi i porositi kadetët, që njohurit e fituara këtu ti bartin me sukses në njësitë e tyre : ky kurs e arrin efektin e tij, vetëm atëherë kur njohuritë e fituara gjatë trajnimit i bartni me sukses tek njësitë e juaja, prej nga vini, dhe pjesëtarët e njësive tuaja të mësojnë këto procedura edhe ti standardizojmë në nivel të FSK-së, e që është edhe qëllimi ynë kryesor.
Ndërsa, komandanti i Qendrës së Stervitjes Kolektive(QSK), major Naim Sylejmani, foli për rolin dhe rëndësinë e kursit, nevojën për të mësuar se si duhet udhëhequr me trupat, si dhe angazhimin e pjesëtarëve në trajnim, por edhe të instruktorëve të cilët dhanë maksimumin nga vetja, për të ardhur deri te një përfundim, ku rezultatet flasin për angazhimin dhe arritjen e rezultateve tha në fund major Sylejmani.
Kjo është gjenerata e parë, për vitin 2014, që po e realizon Qendra e Stërvitjes Kolektive, në kuadër të planit kalendarik të trajnimeve, në këtë trajnim morën pjesë 16 pjesëtarë të njësive të ndryshme të FSK-së.
Kursi është realizuar, nga data: 18.02-11.03.2014, kursin e kanë ndjek pjesëtarë të nivelit; komandant skuadre deri në nivelin komandant kompanie, me gradat kapter-kapiten.
Temat kryesore të cilat janë mësuar, gjatë trajnimit, janë: Lidershipi, Taktikat, Drillet e betejave, Procedurat e udhëheqjes së trupave, Simbolet dhe grafiket taktike, Planet dhe urdhrat, Ndërtimi i maketit, Sistemi i informacionit gjeografik (GIS) dhe Ushtrimi në harta, etj.
Vlen të ceket se trajnimi është realizuar në formën e kombinuar teori-praktikë, ku kadetët patën rastin për secilën temë, që njohuritë e marra në teori ti demonstrojnë edhe në praktike, në maketin e punuar nga QSK-ja, dhe pjesën tjetër duke praktikuar ushtrimet në harta.
Në fund,të gjithë pjesëmarrësve në trajnim, për arritje të rezultateve, u dhanë certifikata dhe mirënjohje nga komandanti i KDS-së, gjeneral Cikaqi, zëvendës komandanti, kolonel Spahiu dhe përfaqësuesi i NLAT-it, koloneli Dean Kranjcec.