07 Maj 2024

Certifikohen edhe 33 pjesëtarë të FSK-së në kursin “Lider Luftarak”

Prishtinë, 21 dhjetor - Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, në Ferizaj, sot u bë certifikimi edhe i 33 pjesëtarëve të FSK-së të cilët kanë kryer kursin e lartë, për lider luftarak.

Në ceremoni morën pjesë, ministri i FSK-së Agim Çeku, komandanti  i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, gjeneralmajor Rrahman Rama, komandanti i KFT-së, zëvendës ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës zonj. Kelly Degnan, kolonel James Kott atasheu ushtarak  i SHBA-ve, në Prishtinë, gjeneralët e FSK-së, Enver Cikaqi, Zymer Halimi, Nazmi Brahimaj, kolonelët; Eoicik, Blake Storey, komandant i BSHL-së, në Bondstel si dhe oficerë dhe ushtarak të FSK-së dhe KFOR-it.

Ministri i FSK-së Agim Çeku, ka përshëndet të pranishmit e sidomos Shtete e Bashkuara të Amerikës, për këtë që po bëjnë, në trajnimet, shkollimin dhe ngritjen profesionale të FSK-së.

Ai tha se sot, FSK-së, po i bashkohen edhe 33 pjesëtarë të diplomuar për Lider luftarak, ky është edhe një sukses i madh i FSK-së, në ngritjen e korit të liderit luftarak që është bazë kryesore e çdo ushtrie moderne.

Ministri Agim Çeku, theksoj se certifikimin e sotëm në këtë trajnim e konsideroj një ngjarje të rëndësishme, për arsye se  ju si nënoficerë të përgatitur i shtoheni  radhës së sukseseve të cilat FSK-ja ka arritur gjatë këtij viti.

Ky trajnim  zhvillohet nga instruktorët  tanë dhe në bashkëpunim të ngushtë me miqtë tanë Amerikan. Ky  kurs  është mbajt mbi doktrinën  Amerikane dhe tregon qartë  se FSK-ja është e gatshme  dhe  e përgatitur për detyra shtesë nga këto që ka sot.

E rëndësishme është  se FSK-ja nga sot  ka edhe 33 nënoficer  luftarak të përgatitur  për misione që kërkohen.

Ministri Çeku ju drejtua edhe nënoficerëve të posa certifikuar; ju jeni  udhëheqës të parë të ushtarëve, ushtarët presin nga ju detyra, ju jeni  bartës kryesor të ushtrisë, ju do të përgatitni  ushtarët  në detyra luftarake.

"Ne jetojmë në paqe dhe do zoti të jetojmë gjatë  në paqe, por një gjë duhet të mbani në mend dhe ta keni detyrë; të përgatiteni  se një ditë do të sprovoheni në detyrat që ju keni mësuar dhe përgatitë nga ky trajnim. Dy gjëra që ju duhet të mbani në mend gjithherë, janë: Zbatimi i detyrës  dhe kujdesi ndaj  ushtarëve tuaj. "

Në emër të Ambasadores së SHBA-ve, Jacobson dhe Admiralit Stavridis, Komandantit të komandës Evropiane, nënoficerëve, me një fjalë përshëndetëse, ju drejtua kolonel James Kott, atasheu ushtarak i SHBA-ve, në Prishtinë, i cili fjalimin e lexoi në gjuhën shqipe.

“Formimi i korpusit të nënoficerëve të trajnuar dhe të përgatitur mirë është një detyrë thelbësore e çdo ushtrie. Ne jemi shumë krenar, që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol të sigurojnë që sot FSK-ja të ketë 33 nënoficerë të trajnuar rishtazi, të cilët janë mirë të përgatitur për të udhëhequr dhe trajnuar skuadrat, togjet dhe kompanitë e tyre."

"Ne jemi gjithashtu krenarë se kursi ka përfshirë një pjesëmarrës nga partneri rajonal, Shqipëria. Ne presim të marrim një vlerësim të pas veprimit nga ekipi ynë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Unë gjithashtu dua të theksojë se ky trajnim i vlefshëm është bërë i mundur nëpërmjet Fondit të SHBA-së për financimin e ushtrive mike, i koordinuar nga ekipi i Zyrës për bashkëpunim të Mbrojtjes. Dhe sigurisht që asgjë nga kjo nuk kishte me qenë e mundur pa inkurajimin, interesin dhe përfshirjen e lidershipit të FSK-së."

Në fund kolonel Kott, tha se karakteri i nënoficerit dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës si një organizatë duhet ti ketë këto elemente dalluese, të jetë: Udhëheqës, Kompetent dhe i Disiplinuar.

Përgjegjësitë kryesore të nënoficerit janë më së miri të thëna në besimin tonë të nënoficerëve të ushtrisë së SHBA-ve, si nënoficerë, dy përgjegjësitë e mia themelore, gjithmonë do të jenë më së larti në mendjen time; realizimi i misionit tim dhe mirëqenia e ushtarëve të mi, “Unë ju ngarkoj juve që gjithmonë të mbani mend këto përgjegjësi kryesore, që fokusi është baza e një Force profesionale të Sigurisë së Kosovës. Ju jeni pjesë e gurë-themelit, për të ndihmuar që të zhvillohen anëtarët e FSK-së.  

Ndërsa, komandanti i KDS-së, gjeneralbrigade Enver Cikaqi, tha: Ne po shënojmë edhe një sukses tjetër në lëmin e trajnimeve duke përfunduar këtë kurs, që është ndër kurset më të avancuara që kemi mbajtur deri më tani në KDS dhe në përgjithësi në FSK. 

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes është duke vazhduar trajnimet bilaterale me Ushtrinë e SHBA-së, përmes programeve të edukimit dhe stërvitjeve për të zhvilluar dhe përgatitur udhëheqës për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ky është kursi i parë i këtij niveli që është udhëhequr nga instruktorët e FSK-së, me mbikëqyrje të vazhdueshme nga ekipi i instruktorëve amerikanë të Kampit Bonstell të udhëhequr nga kapiten Bryan. Nënoficerët që kanë kryer këtë kurs, janë nga të gjitha njësitet e FSK-së dhe një nënoficerë është nga Armata Shqiptare.

Ky program trajnues i këtij niveli, ka filluar në qershor të viti 2012, në Akademinë e nënoficerëve të Armatës së 7-të të SHBA-së, në Gjermani, që ishte kursi i parë; luftarak për lider, ku e kryen një kontingjent prej 99 nënoficerëve të FSK-së.                             

Kjo ceremoni e ka edhe një të veçantë; sepse ne sot po e përmbyllim ciklin e trajnimeve të trupave të FSK-së për vitin 2012, vit të cilin e vlerësoj shumë të suksesshëm, tha në fund gjeneralbrigade Enver Cikaqi.

Në fund, ministri Çeku, komandanti Kastrati, zëvendës ambasadorja Degnan, gjeneral Rama, atasheu ushtarak kolonel Kott dhe gjeneral Cikaqi, kadetëve më të mirë, u dhanë mirënjohje me motivacionin për arritjen e rezultateve gjatë kryerjes së kursit të lart, për Lider Luftarak.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)