Çertifikohen dy operatore për kërkim të parave
Prishtinë, 6 shtator - Sot në sallën e VIP në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari mbahet ceremonia e certifikimi të dy Operatoreve K-9, për kërkim të parave njëri nga Policia e Kosovës dhe tjetri nga Policia e Shqipërisë, të cilët janë të parët në rajon të trajnuar në këtë formë.
Ky projekt është mundësuar dhe realizuar nga ICITAP-i ku një instruktor amerikan ka trajnuar dy Qen zyrtar për identifikimin dhe zbulimin e parave.
Si pjesë e këtij certifikimi do të jetë një demonstrim për kërkim të monedhave nga qentë e trajnuar dhe një fjalim nga një përfaqësues i ICITAP-it, si dhe një përfaqësues nga Policia e Kosovës .