13 Janar 2025

Certifikohen deminerët e FSK-së

Prishtinë, 9 tetor - Në ambientet e Kazermën “Lidhja e Prizrenit” të Kompanisë së Deminimit të FSK-së, në Prizren, sot u organizua ceremonia e diplomimit të pjesëtarëve të FSK-së, të cilët kanë kryer kursin e EOD- (Eliminimi i Mjeteve të Pashpërthyera) niveli 3.

Në ceremoni morën pjesë: komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi,  komandanti i Brigadës së Mbështetjes Operacionele gjeneral brigade Ilaz Dërguti, komandant i Regjimentit të Mbrojtjes Civile, kolonel Shaip Haziri, koloneli i KFOR-it Amerikan, Evan Trinkle nga Kampi Bondstell, si dhe përfaqësues të lartë të FSK-së dhe të KFOR-it amerikan.

Komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civle, koloneli Shaip Haziri me rastin e diplomimit -certifikimit të deminerëve, tha:”Është kënaqësi që të jem pjesë e finalizimit të këtij trajnimi, e sidomos e një njësie ku vazhdimisht po krijohen kuadro të specializuara dhe të profesionalizuara të cilat kontribuojnë në sigurinë e jetës së popullit të Kosovës.

Koloneli ameriakan Evan Trinkle, me këtë rast, tha: “Të 14 anëtarët e FSK-së, që morën pjesë në këtë kurs për pesë javë, janë njerëz të guximshëm dhe qytetare të të njëjtit mendim që dëshirojnë, asgjë më shumë, se një ambient të sigurt për të gjithë popullin e Kosovës.

\"EOD kanë bërë një punë kërkuese, por të dobishme në Kosovë. Në nëntë muajt e fundit, ka asgjësuar mbi 50 mjete të pashpërthyera në mënyrë të sigurtë dhe 40 operacione të përbashkëta të shkatërrimit me ekipin e FSK-së, dhe 10 përgjigjet ndaj raportimeve për mjete të pashpërthyera në pjesën veriore të Kosovës, në veri të lumit Ibër.\"

\"Unë e di se anëtarët e FSK-së, që janë sot këtu, do të kryejnë misionin e tyre pa asnjë të metë. Unë e di që ju do të kryejë misionin tuaj me integritet dhe profesionalizëm të standardeve më të larta” tha në fund koloneli ameriakan Trinkle.

Kurse komandanti i Kompanisë së Deminimit, kapiten Sejdi Krasniqi, tha: “Kursi specialistik EOD 3, është mbajtur nga instruktorët e Kompanisë së deminimit dhe është monitoruar nga instruktorët e KDS-QSS-së dhe instruktoret e specializuar të EOD-së, të KFOR-it amerikan.

Kursi i Eliminimit të Mjeteve të Pashpërthyera (EOD), ka filluar më 08 shtator 2014 dhe përfundoi më 09 tetor 2014. Në fund, gjeneral Cikaqi, koloneli Trinkle,gjeneral Dërguti dhe kolonel Haziri, të gjithë të diplomuarve u dhanë certifikatat e diplomimit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)