29 Prill 2024

Certifikohen 92 pjesëtarë të FSK-së

Prishtinë, 14 maj - Pas një trajnimi katër mujor të ashtuquajtur “Gjenerimi i Forcës” të Batalionit të Tretë  të Brigadës për Reagim të Shpejtë të FSK-së, në Mitrovicë, sot, zyrtarisht u bë certifikimi i tyre.

92 pjesëtarë të këtij Batalioni, pas një trajnimi të vazhdueshëm në Kazermën e Batalionit të Tretë, mbajtur nga instruktorët e KFOR-it, Turk, udhëhequr nga Major Ahmet NEASUHOGLU.

Trajnimi u karakterizua me ushtrimet në terren, ku  ndër temat kryesore që u trajnuan,  ishin: Pozicionet e qitjes, Çmontimi dhe montimi i armës, Formacionet lëvizëse, Navigimi, Marshimi teknik dhe administrativ, Ndërtimi i kampit, Patrullimet,etj.

Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë; Zëvendës Komandanti i Brigadës për Reagim të Shpejtë, kolonel Xhevahir Geci, Shefi i mentoruesëve në KFT, kolonel Omer Faruk Basturk, nënkolonel Arsim Shaqiri, kapiten Nuri Ëshëk dhe oficerë të tjerë të FSK-së dhe KFOR-it.

Zëvendës komandanti i BRSH-së, kolonel Xhevahir Geci, me këtë rast, falënderoi ekipin e instruktorëve të KFOR-it Turk, për kontributin e dhënë, gjithashtu uroi të certifikuarit për angazhimin e tyre dhe arritjen e rezultate të shkëlqyeshme gjatë trajnimit.

Kapiteni Nuri Ëshëk, instruktorë i KFOR-it, Turk, falënderoi pjesëtarët e stafit komandues të BRSH-së, për bashkëpunim dhe seriozitet në përkrahje të këtij trajnimi, ndërsa të pjesëtarët e FSK-së, të cilët u certifikuan  i uroj për arritjen e rezultateve gjatë trajnimit.

Në fund të ceremonisë, përfaqësues të KFOR-it Turk, dhanë mirënjohje dhe dhurata për pjesëtarët e dalluar të FSK-së, gjatë trajnimit katër mujor.

Ndërsa, komandanti i Batalionit të Tretë, nënkolonel Arsim Shaqiri, instruktorëve të KFOR-it Turk, u dha mirënjohje, për angazhimin e tyre profesional gjatë stërvitjes “Gjenerimi i Forcës” me pjesëtarë të BRSH-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)