04 Maj 2024

Çertifikohen 48 kandidatë në jurisprudencë

Prishtinë, 26 korrik - Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, sot u certifikuan 48 kandidatë të cilët e kanë dhënë provimin e jurisprudencës në afatin e qershorit të këtij viti.

Në këtë ceremoni morën pjesë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, krerët e institucioneve të drejtësisë si dhe mysafir tjerë.

Me këtë rast, Ministri Kuçi tha se provimi i Jurisprudencës është shumë i rëndësishëm  për sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe se kandidatët të cilët e kanë kaluar këtë provim do të hapin një kapitull të ri për sistemin e drejtësisë si dhe do të jenë përmirësues të imazhit të drejtësisë në Kosovë.

“Provimi i jurisprudencës është një punë e cila ju detyron të merreni vetëm me drejtësi,  kjo nënkupton që duhet të merreni me gjyqësi, prokurori, avokati si dhe çështje tjera që do ti ndihmonin drejtësisë në Kosovë.\"

\"Në vendet e tranzicionit, drejtësia më shumë se profesion është mision, dhe jam i bindur se ju do ta kryeni këtë mision me nder, krenari dhe përkushtim”, tha Ministri Kuçi.

Për rëndësinë e provimit të Jurisprudencës, si hap i parë për inkuadrim në sistemin e drejtësisë folën edhe Kryetari i Gjykatës Supreme, njëherësh Kryetar i Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës, Fejzullah Hasani, Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës,  Enver Peci dhe Kryeprokurori Ismet Kabashi. Sipas tyre, dhënia e provimit të jurisprudencës ofron kandidatët një hap me afër inkuadrimit në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)