06 Maj 2024

Certifikohen 41 nënoficerë të FSK-së

Ferizaj, 25 maj - Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së,sot në Ferizaj, u mbajt ceremonia e certifikimit të kursit bazë për nënoficerë, gjenerata e parë 2013. Kursi është  realizuar nga instruktorët e KDS-së, ndërsa, atë për pesë javë e kanë ndjekur 41 pjesëtarë të FSK-së.

Kursi ka qenë i mbyllur (rezident) dhe ishte një kombinim i pjesës teorike dhe praktike, gjatë trajnimeve. Temat kryesore të cilat janë ligjëruar, kanë qenë: Udhëheqja ushtarake, koncepti zhvillimor i nënoficerit, drejtimi i brendshëm, përgatitja fizike, teknikat e ligjërimit dhe rregullorja rreshtore, etj.

Kursi është vlerësuar mjaft i suksesshëm dhe frytdhënës, ndërsa, angazhimi i nënoficerëve ka qenë në nivelin më të lartë, si dhe është përcjellë me një interesim jashtëzakonisht të lartë, nga nënoficerët të cilët ishin të etshëm për të nxënë njohuri të reja, si në aspektin teorik dhe atë praktik.

Me rastin e certifikimit, komandanti i KDS-së gjeneralbrigade Enver Cikaqi, i cili, ka thënë, se trajnimet e tilla bëhen me qëllim të avancimit të pjesëtarëve të FSK-së, si në aspektin profesional por edhe në atë praktik.

\"Unë kërkojë nga kadetët, që me përgjegjësi, këto njohuri të fituara, t’i bartin me përgjegjësi në njësitë e tyre, zhvillimi i nënoficerëve gradualisht është duke marrë formën e duhur, për avancimin e tyre, ka deklaruar gjeneral Cikaqi.

Ndërsa, nënkoloneli Di Marcio, mentorues i NATO-s në KDS, ka pohuar se angazhimi i instruktorëve të KDS-së, në realizimin e trajnimeve është për t’u vlerësuar lartë, ndërsa nga  pjesëtarët e certifikuar,  kërkoi që këto njohuri t’i shpërndajnë me kolegët e tyre, nëpër njësitë e FSK-së.
 
Në fund, për arritje të jashtëzakonshme u nderuan kadetët: Ermira Statovci, për arritje akademike, Donjeta Krasniqi, për standard të lartë të udhëheqjes, Ilir Huruni, për disiplinë,  Emir Rexhepi, për arritje të standardit të fitnesit fizik dhe Visar Havollit iu dha çmimi i Komandantit. 


Rreshteri Ramë Klinaku u shpallë instruktori më i dalluar, dhe u nderua me mirënjohje për angazhimin e tij, gjatë mbajtjes së këtij kursi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)