Certifikohen 33 oficerë dhe zyrtarë të CIMIC në MFSK


Prishtinë, 20 shtator - Sot, në ambientet e Kazermës Adem Jashari të Komandës së Forcave Tokësore,(KFT) në Prishtinë, u organizua ceremonia e certifikimit të zyrtarëve dhe oficerëve të Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) dhe të FSK-së (FSK).
Në ceremoninë e certifikimit, morën pjesë: komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, zëvendëskomandanti i FSK-së dhe komandant i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneralmajor Rrahman Rama, gjeneralbrigade Imri Ilazi, drejtor i Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimeve, Haxhi Shala, drejtor i Drejtorisë për Politika dhe Plane, atasheu ushtarak i SHBA-s, në Prishtinë, koloneli James Kott, zyrtarë të KFOR-it, të Ekipit këshillues të NATO-s (NAT) dhe oficerë dhe nënoficerë të FSK-së.
Ky trajnim është organizuar nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak i MFSK-së, në bashkëpunim me Ambasadën e Amerikës në Prishtinë, këshilltaret e NAT-it, dhe është realizuar nga instruktorët e Ushtrisë Amerikane dhe asaj të Ushtrisë Suedeze.
Në fjalën e tij, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, pasi përshëndeti dhe falënderoi instruktorët amerikanë dhe ata suedezë, potencoi se prioriteti numër një, për të, është profesionalizimi i FSK-së. Ndërsa, për CIMIC-un, tha se, kanë realizuar shumë projekte të rëndësishme në interes të qytetarëve. Zhvillimi dhe profesionalizimi i CIMIC, është më rëndësi të madhe për realizimin e shumë projekteve, qoftë ato që realizohen brenda apo jashtë vendit.
Komandanti i FSK-së, nga instruktorët amerikanë dhe ata suedezë, kërkoi vazhdimin e trajnimeve më të avancuar, në aspektin profesional, për CIMIC-un.
Trajnimi ka filluar, më 16 shtator dhe ka përfunduar, më 20 shtator 2013, ku kanë marrë pjesë 33 zyrtarë dhe oficerë të MFSK-së dhe FSK-së. Gjatë trajnimit janë realizuar shumë tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimin e BCU-së, në nivel operacional dhe strategjik.
Ndërsa, drejtori i Departamentit të BCU-së, z. Hajrush Kurtaj, i njoftoi të pranishmit për rëndësinë e trajnimit si dhe arritjen e qëllimit të trajnimit, në aspektin profesional, me çka falënderoi instruktorët e SHBA-s dhe ata të Suedisë.
Në fund, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati së bashku me atasheun ushtarak të SHBA-ve, në Prishtinë, kolonelin James Kott, dhe këshilltarin e NAT-it, në MFSK, nënkolonel Kristian Boving u dhanë certifikatat zyrtarëve dhe pjesëtarëve të MFSK-së dhe FSK-së