17 Janar 2025

Certifikohen 22 pjesëtarë të FSK-së në përdorimin e sistemit elektronik

Prishtinë, 3 nëntor - Sot në ambientet e Ministrisë për Forcën Sigurisë së Kosovës(MFSK), në organizim të Departamentit të Logjistikës u mbajt ceremonia e certifikimit të 20 pjesëtarëve të FSK-së dhe 2 pjesëtarë të stafit civil të MFSK-së, të cilët u aftësuan për përdorimin e sistemit ektronik për menaxhimin e pasurisë nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI).

Gjatë ceremonisë të pranishëm ishin sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, z. Shkëlzen Sylaj, gjeneral brigade Zymer Halimi, drejtor i Drejtorisë së Operacioneve, koloneli amerikan Damian Donahoe-NALT-i (Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s për FSK-në, drejtori i Agjencisë së Shoqërisë të Informacionit, z. Kujtim Gashi dhe drejtori i Departamentit të Logjistikës së MFSK, Zijadin Bajcinca.

Me këtë rast, sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, z. Shkëlzen Sylaj, në emër të Ministrisë dhe ministrit Demolli falënderoi ASHI-në për trajnimin e pjesëtarëve të stafit civil të MFSK-së dhe pjesëtarëve të FSK-së, duke theksuar se trajnimi për menaxhimin e pasurisë është mjaft domethënës dhe i rëndësishëm për FSK-në. Ai, po ashtu përgëzoi edhe pjesëtarët e FSK-së për zhvillimin me sukses të këtij trajnimi, i cili,  siç tha ai, do t’i pajisë me njohuri të reja rreth përdorimit të sistemit elektronik për menaxhimin e pasurisë së FSK-së.

Në emër të ASHI-së, foli Kujtim Gashi i cili vlerësoi lartë angazhimin dhe përkushtimin e pjesëtarëve të FSK-së, për t’u pajisur me njohuri të reja në këtë drejtim.  Ai tha se “ është ndjenjë e veçantë të përgatisë ekspertë të FSK-së, sepse pasuria më e madhe e vendit tonë është vet FSK-ja.

Ndërkaq, koloneli  Donahoe përgëzoi pjesëtarët e FSK-së për kryerjen me sukses të këtij trajnimi shumë të rëndësishëm, ndërsa drejtori i Drejtorisë së Operacioneve, gjenerali Zymer Halimi, i uroi pjesëtarët e FSK-së për suksesin e treguar gjatë trajnimit, njëherësh  kërkoi nga ta që njohuritë e fituara t’i zbatojnë me sukses në njësitë e tyre.

Për pjesëmarrësit e trajnimit u ndanë edhe certifikata nga  sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, z. Shkëlzen Sylaj, gjeneral brigade Zymer Halimi, koloneli amerikan  Donahoe dhe z. Kujtim Gashi.

Trajnimi për përdorimin e programit qeveritar e-pasuria në modulin e logjistikës u mbajt nga   22 deri më 24. 08. 2016, në të cilën morën pjesë 22 pjesëtarë nga të gjitha njësitet e FSK-së dhe nga përfaqësues të stafit civil të Ministrisë së FSK-së, që janë përdorues të programit qeveritare e-pasuria, të cilët në testin e arritshmerisë kanë treguar sukses të shkëlqyeshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)