05 Maj 2024

Certifikohen 22 pjesëtar të FSK-së në “Kursin për Lider Luftarak”

Prishtinë, 22 mars - Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, në Ferizaj, sot 22 pjesëtarë të FSK-së përfunduan trajnimin me sukses “Kursin për Lider Luftarak” gjenerata 13/001.

Kursi ka zgjatë tri javë, i strukturuar në grupe të vogla të një formati të udhëhequr nga instruktoret me module në menaxhimin e trajnimit: udhëheqjen ushtarake, shëndeti dhe fitnesi fizik, trashëgimia e trupave të nënoficerëve, historia ushtarake, ndihma e parë dhe navigimi tokësor.

Kursi është udhëhequr nga instruktoret e FSK-së të cilët janë trajnuar dhe licencuar nga Akademia e Nënoficerëve të Armatës së 7–të, të Ushtrisë Amerikane në Grafenwehr të Gjermanisë dhe e mbikëqyrur nga ekipi i instruktoreve Amerikan në Kampin Bonsteel të udhëhequr nga Kapiten Surh BRYAN .

Në këtë ceremoni morën pjesë komandanti i Forcave Tokësore, KFT-së dhe zv. komandant i FSK-së, gjeneralmajor Rrahman RAMA, komandanti i KDS-së, gjeneralbrigade Enver CIKAQI, përfaqësuesi i ambasadës Amerikane në Kosovë, kolonel Ray WOJCIK, koloneli WILL dhe  Major PETTERSON nga Kampi BONSTEEL dhe oficerë të lartë FSK-së dhe KFOR-it.

Me rastin e certifikimit, kadetët i përshëndeti, komandanti i KDS-së, gjeneralbrigade Enver  Cikaqi i cili i përgëzoi kadetët për përfundimin me sukses të këtij kursi dhe njëherit falënderoi ekipin e instruktoreve Amerikan, për mbështetje në këtë kurs.

Ndërsa koloneli WOJCIK, uroj të certifikuarit për performancën e treguar gjatë kryerjes së këtij  kursi dhe për profesionalizimin, disiplinën dhe përkushtimin e madh, që po e dëshmon edhe përfundimi me sukses të lart, i këtij kursi. Koloneli Woicik më pas tha se para një viti e gjysmë me gjeneral Rama dhe gjeneralin Cikaqi bisedonim për Akademinë e nënoficerëve në Kosovë, ndërsa tash pikërisht pas një viti e gjysmë kurset e nënoficerëve po mbahen  këtu, për çka jemi të lumtur të gjithë.

Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me FSK-së edhe në të ardhmen, ndërsa ju ftoj që të punoni me oficerët dhe nënoficerët e NATO-s që t’ju jepni mundësinë, që ta kuptojnë, se sa jeni të përgatitur profesionalisht. Rreshteri i Stafit COLE HARDEE instruktor Amerikan i cili ka qenë pjesë e ekipit në mbështetje të instruktorëve të FSK-së shprehu përshtypjet e tij për kursin, instruktorët dhe kadetët në kurs duke thënë se ”kursi ka qenë shumë i mire, kam respekt shumë të thellë për instruktorët të cilët kanë treguar përkushtim. Kjo është hera e dytë që mbahet ky kurs nga instruktorët e FSK-së, mirëpo ka hec përpara sikur të mbahej me vite të tëra”.

Të gjithë instruktorët shprehën fjalë të mira, për kadetët, të cilit gjatë mbajtjes së këtij kursi, kanë qenë shumë të motivuar, interesimi i tyre për të marr njohuri ka qenë shumë i lartë, disiplina ishte në nivel që i takon kursit, thënë shkurt atë që e kam parë te kadet e përshkruaj kështu; secilin prej tyre do ta kisha marr në mision”, shtoi rreshteri i Stafit COLE HARDEE,  instruktor Amerikan

Krejt në fund u dhanë mirënjohje për pjesëtarët më të dalluar dhe certifikatat për të gjithë kadetët.

Çmimin e kadetit “Udhëheqës” e fitoi rreshteri Naim Mala, çmimin e listës së komandantit e fitoi tetar Rifat Bega dhe çmimin “Ushtari i Hekurt” e fitoi tetar Ilir Hajra

--
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)