Certifikohen 20 pjesëtarë të FSK-së për Materie të Rrezikshme
Prishtinë, 21 maj - Në ambientet e Rexhimentit të Mbrojtjes Civile në Pomozotin u mbajt trajnimi Materiet e rrezikshme dhe përdorimi i pajisjeve për detektim kimik dhe radiologjik , trajnimi u mbajt nga instruktorët E Komandës amerikane për Evropë ( EUKOM ) të cilët për dy javë ligjëruan për këtë lami të rëndësishme , duke shkëmbyer përvojat me pjesëtarët e FSK-së .
Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë Ministri i FSK-së Agim Çeku,Komandanti i Forcave Tokësore Gjeneral major Rrahman Rama, Zv ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Jennifer Bachus, Atasheu ushtarak Koloneli James Coot, Komandanti i RMC-së Kolonel Shaip Haziri, instruktorë nga SHBA-ja oficer e nënoficer të FSK-së .
Gjeneral Rama pas falënderimit që i bëri personelit të instruktorëve dhe atij të ambasadës, që ishin të pranishëm tha se po i gëzohemi edhe një përgatitjeje profesionale që është zhvilluar falë bashkëpunimit që kemi me SHBA. Mbështetja nga SHBA-të është motivim dhe shtytje për ne që ne po përgatitemi me standardet më të larta ndërkombëtare, përgatitja e specialistëve në këtë fushë është e mirëseardhur për ne, duke pasur parasysh inspektimet e shumta që Kompania e Mbrojtja Kimike Atomike Biologjike (MKAB) bënë në gjithë Kosovën.
ZV Ambasadorja e SHBA-së theksoi rendësin që është duke i dhënë SHBA-ja FSK-së dhe tash me këtë lloj trajnimi specialistik në MKAB dhe vazhdimin e këtij lloj trajnimi në muajt në vazhdim si dhe premtoi ndihmë edhe në pajisje specialistike në fushën e materieve të rrezikshme .
Ndërsa Ministri Çeku theksoi se; unë isha dje dhe përcolla këtë trajnim po edhe javën e kaluar kam qen, jam edhe sot dhe ky interesim vërteton se sa e kam vlerësuar unë këtë lloj trajnimi për ushtarët tanë , ky trajnim ka edhe rëndësinë tjetër që është zhvilluar me miqtë tanë, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me standarde të larta ndërkombëtare .
Shefja e instruktorëve Major Arod prezantoi punën e sajë në shumë vende të botës dhe ku do që kam shkuar dhe kush do që më ka pyetur se cili vend është më i dashur për ju, unë deri më sot jam përgjigjur Moldavia po që nga sot kam ndërruar këtë mendje dhe ishte e impresionuar me punën dhe disiplinën e pjesëtarëve të FSK-së .
Në fund u ndanë Certifikatat për pjesëmarrësit, kurse Shefja e instruktorëve Major Arod i dha një dhuratë Komandantit të Rexhimentit të Mbrojtjes Civile Kolonel Shaip Hazirit, ndërsa Kolonel Haziri ndau mirënjohje për të gjithë instruktorët që mbajtën këtë trajnim .