02 Maj 2024

Certifikohen 20 pjesëtarë të FSK-së

Prishtinë, 29 mars - Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes(KDS) të FSK-së, në Ferizaj, sot u mbajt ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve të FSK-së, të cilët kanë kryer e Kursin e lartë për Instruktorë të Fitnesit Fizik, nga Instruktorë të ekipeve të Forcave Ajrore të Britanisë.

Kursi për instruktorë ka qenë shumë intensiv, në të cilin kanë marrë pjesë 28 pjesëtarë të njësive të FSK-së, nga Instruktorët e Britanisë, morën mësime në kursin, si zhvillohen ushtrimet në cikël dhe ushtrimet fizike në fushëbeteja.

Trajnimi ka qenë i ngjeshur me ligjërata dhe aktivitete të rënda fizike, ku kadet kanë tregua një interesim dhe përkushtim të madh, për të përfituar sa më shumë dije dhe aftësi fizike.

Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë, zv. komandanti i KFT-së gjeneralbrigade Gëzim Hazrolli, komandanti i KDS, gjeneralbrigade Enver Cikaqi, koloneli Small Wood, këshilltar i NAT-it, në FSK, si dhe oficerë të FSK-së dhe KFOR-it.

Komandanti i KDS, gjeneral Cikaqi ka falënderuar ekipin e instruktorëve të Britanisë. “Unë ju përgëzoj për arritjet e finalizimit të këtij kursi me sukses, sepse ky ka qenë kursi më sfidues deri më sot, dhe këtë e keni arritur me një përkushtim , angazhim dhe me një qëndrueshmëri, falë instruktorëve të Ushtrisë mike të Britanisë", ka pohuar ai.

"Qëllimi ynë është që secili që vjen këtu, ta përfundon në mënyrën ma të mirë të mundshme dhe me suksesin ma të lartë, këtë ju e keni arritur me angazhimin e veçantë dhe me punën ekipore dhe unë kërkoj nga ju ta jepni kontributin e juaj, në njësitet e juaja", ka theksuar ai.

Sipas tij objektiv i FSK-së është që të krijojë një korr të nënoficerëve të trajnuar mirë, por në radhë të parë të përgatitur fizikisht shumë mirë.

"Jam shumë i sigurt që, edhe ky kurs ka me rritë përformancën fizike të të gjithë pjesëtarëve të FSK-së. Trajnimet me instruktorët Britanikë, gjithmonë kanë qenë shumë sfidues, për këtë arsye edhe sukseset kanë qenë të arritshme", ka theksuar ai.

Ndërsa, koloneli britanik Small Wood,këshilltar i NAT-it, për FSK-në, ka përgëzuar të gjithë pjesëmarrësit si dhe instruktorët për punë që kanë bërë në përgatitjen e instruktorëve të FSK-së.

Në fund, gjeneral Hazrolli, Cikaqi dhe kolonel Wood u dhanë mirënjohje të gjithë pjesëtarëve të certifikuar, si dhe certifikata u dhanë ekipit të Instruktorëve të Britanisë, Wo Newill  Smith, RS Mark Newillson, PS Max Martin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)