Certifikohen 153 pjesëtarë të rezervës aktive të FSK-së
Prishtinë, 14 qershor - Sot në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj u certifikuan 153 pjesëtar të rezervës aktive të FSK-së, gjenerata e dytë e viti 2013, të cilët përfunduan kursin bazik të trajnimeve.
Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë zëvendësministri i MFSK-së Bejtush Gashi, Gjeneralmajor Rrahman Rama zëvendëskomandant i FSK-së, Gjeneralbrigade Enver Cikaqi komandant i KDS-së dhe Kolonel Vinchenzo Matina përfaqësues nga Mentoruesit e NATO-s.
Pjesëtarët dhe të pranishmit me nga një fjalim i përshëndetën zëvendësministri Bejtush Gashi dhe Gjenearl Enver Cikaqi si dhe kolonel Matina, të cilët i uruan pjesëtarët për përfundimin me sukses të kursin bazik, duke ju uruar suksese në trajnimet dhe detyrat e ardhme që do të kryejnë në strukturën e FSK-së, në të mirë të sigurisë së qytetarëve, të Kosovës dhe vendeve të regjionit.
Certifikimi edhe i 153 pjesëtarëve të rezervës aktive të FSK-së në këtë ceremoni solemne është aktivitet i vazhdueshëm drejtë kompletimit të formacionit të rezervës aktive të FSK-së prej 800 pjesëtarëve, aq sa e parasheh ligji për FSK-në.