Çertifikohen 151 pjesëtarë të komponentit rezervë të FSK-së
Prishtinë, 12 prill - Sot, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, pas një trajnimi pesë javor u bë certifikimi i 151 pjesëtarëve të komponentit rezervë të FSK-së, gjenerata 01/2013, në kursin bazik.
Në ceremoni morën pjesë; gjeneralmajor Rrahman Rama, komandant i KFT-së, gjeneralbrigade Enver Cikaqi, KOMKDS, kolonel Kott, nga Ambasada Amerikane në Kosovë.
Gjeneralmajor Rrahman Rama i përgëzoi rekrutët për përfundimin me sukses të kursit bazik të komponentit rezervë të FSK-së, po ashtu përshëndeti edhe familjarët që ishin pjesëmarrës të ceremonisë se certifikimit.
Ndërsa, koloneli Kott: tha ju jeni shtylla e ushtrisë së ardhshme të Kosovës, andaj misioni juaj është të jeni në gatishmëri, çdo herë kur ju thërret FSK-ja, ju uroj për përfundim të kursit bazik me sukses dhe disiplinë të lartë.
Për arritje të rezultate të mira u shpërblyen 10 pjesëtarë të komponentit rezervë.