17 Maj 2024

Certifikohen 129 oficerë korrektues për Burgun e Sigurisë së Lartë

Paris, 20 nëntor - Sot, në një ceremoni të organizuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike, u certifikuan 129 oficerë korrektues të gjeneratës së 39-të të Shërbimit Korrektues të Kosovës, të cilët pritët të fillojnë angazhimin e tyre pas funksionalizimit të Burgut të Sigurisë së Lartë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve të kësaj ceremonie, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi, tha se sot po e bëhet përmbyllja e një aktiviteti të shtuar të arkitekturës së drejtësisë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë dhe vënia e standardeve të nivelit ndërkombëtar.

“Jam i nderuar që para meje gjenden gardian dhe gardiane që janë të gatshëm të kontribuojnë për sigurinë, rendin dhe drejtësinë në vendin tonë. Në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë, më lejoni të ju kërkoj që ta ndjeheni vetën që nga sot si pjesë e sigurisë, rendit dhe drejtësisë së Kosovës dhe si pjesë e prosperitetit të zhvillimit të vendit tonë."

"Me vjen mirë që në mesin tuaj ka edhe pjesëtarë të komunitetit serbë, i urojë atyre për integrimin, bashkëpunimin, të cilët do të jenë gardian të barabartë të Republikës së Kosovës. Kjo tregon se ne ofrojmë punë, barazi dhe drejtësi për të gjithë”, tha Kuçi.

Ministri Kuçi tha se detyrë e oficerëve të ri korrektues është kujdesi në zbatimin e vendimeve të gjyqësorit, në ekzekutimin e sanksioneve penale, në mënyrë që personat e dënuar të kenë dënimin në përputhje me proporcionin e veprës që e kanë bërë. Kuçi shtoi se është obligim i oficerëve korrektues që ata njerëz t’i trajtojnë me të gjitha të drejtat njerëzore, si dhe t’i përgatisin në mënyrë që të kthehen në shoqëri si qytetarë të barabartë dhe të risocializuar.

Ministri Kuçi kërkoi nga oficeret korrektues që punën e tyre ta kryejnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, ndërsa ju premtoi  që do të kenë mbrojtje maksimale, ligjore nga Ministria e Drejtësisë.

Shefi i Sektorit të Fuqizimit në EULEX, Peter Bach, pasi përshëndeti certifikimin e oficerëve të ri korrektues, duke e vlerësuar këtë ngjarje si një e arritur e veçantë për Shërbimin Korrektues të Kosovës, premtoi vazhdimin e mbështetjes së misionit të EULEX-it për këtë shërbim.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të SHKK-së, Shemsi Hajrizi tha se për Shërbimin Korrektues të Kosovës, diplomimi i kësaj gjenerate të oficerëve korrektues për Burgun e Sigurisë së Lartë është një e arritur e veçantë ngase po realizohen objektivat sipas Planit Zhvillimor Strategjik për Ministrinë e Drejtësisë 2012-2016.

Ceremoninë e certifikimit të oficerëve korrektues e përshëndeti edhe Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)