Çeku udhëtoi për vizitë zyrtare në Letoni
Prishtinë, 30 tetor - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Agim Çeku së bashku me zëvendëskomandantin e FSK-së gjeneralmajor Rrahman Rama dhe Sinan Geci, shef i seksionit për integrime euro-atlantike në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, udhëtuan sot, për një vizitë zyrtare treditore në Letoni.
Ministri i FSK-së Agim Çeku, gjatë qëndrimit në Letoni, do të ketë takime të shumta zyrtare, në Ministrinë e Mbrojtjes, ku do të pritet nga Ministri i Mbrojtjes së Letonisë, dr. Artis Pabriks, me të cilin do të bisedojnë për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet të dy ministrive.
Gjithashtu, ministri dhe zëvendëskomandanti i FSK-së Agim Çeku e gjeneral Rama do të kenë takime zyrtare edhe me Komandantin e Forcave të Armatosura të Republikës së Letonisë, gjeneralmajor Raimonds Graube.
Delegacioni i FSK-së, gjatë qëndrimit në Letoni do të vizitojë Akademinë e Mbrojtjes si dhe disa shkolla dhe njësi ushtarake, të këtij vendi.
Vizita do të konkretizoj fushat e bashkëpunimit në bazë të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të nënshkruar gjatë këtij viti në mes dy ministrive, MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Letonisë.