06 Maj 2024

Çeku raportoi para deputetëve

Prishtinë, 26 dhjetor - Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati si edhe sekretari i përgjithshëm Shkelzen Sylaj, raportuan për punën njëvjeçare të ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në Komisionin parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së.

Mbledhjen e Komisionit parlamentar e hapi kryetari i Komisionit z. Ahmet Isufi, ndërsa në takim ishin, nënkryetarët; deputetet Rexhep Selimi dhe Goran Marinkoviq dhe anëtaret tjerë të komisionit, Fatmir Xhelili dhe Ganimete Musliu.

Me këtë rast, ministri Agim Çeku ka vlerësuar realizimin në tërësi të objektivave të ministrisë për vitin 2012, të cilat kanë qenë të parapara në bazë të planit veprues të Ministrisë.

Ministri Çeku më pastaj, tha; se këtë vit e filluam me objektiva të qarta, si: misionin, strukturën dhe detyra të njëjta, ku e gjithë puna ka qenë e fokusuar në arritjen e objektivave, për vitin 2012.

Si rezultat i angazhimit të përgjithshëm, ky vit ishte vërtetë vit i suksesshëm për FSK-në, në arritjen e objektivave të cilat ishin: Aprovimi i Kapaciteteve të Përgjithshme Operacionale, nga ana e Këshillit Veri-Atlantik të NATO-s si dhe shfrytëzimi maksimal i kapaciteteve për kryerjen e misionit kushtetues dhe në ndihmë autoriteteve civile dhe komuniteteve.

Vazhdimi i ngritjes dhe ndërtimi i vlerave të identitetit dhe dukshmërisë-vizibilitetit të FSK-së, fuqizimi i bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, bashkëpunimi dhe partneriteti me NATO-n, dhe rishikimi i strukturës, misionit dhe detyrave të MFSK-së në kuadër të RSSS-së.

 Brenda këtij viti kemi bërë përparime të dukshme drejt secilit objektiv, që ia kemi vënë vetes, tha ministri Çeku.

Ndërsa, për buxhetin për vitin 2012, ministri tha se nga 39.347, 258.00 në total, mbi gjysmën e këtyre mjeteve i kemi shpenzuar për shpenzime kapitale, pastaj për paga, dhe shpenzime komunale, etj, dhe në total e kemi realizuar buxhetin, mbi 94 % të buxhetit të alokuar për këtë vit.

Në fund, ministri Agim Çeku shpalosi prioritet për vitin e ardhshëm; Që FSK-ja të behët e vetëqëndrueshme dhe të vazhdojë të zhvillojë kapacitete operacionale, që FSK-ja të behët  forcë të besueshme, të aftë, aktive, vizibile dhe të mirë, të bërit e  FSK-së një Forcë për të mirë në regjionin, Bërja e FSK-së forcë e zbatueshme, të Bërit e FSK-së forcë të bazuar nga rekomandimet e RSSS-së dhe, prioriteti i 6; Të bërit e FSK-së një partner i përkushtuar i SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së.

Pas referimit të ministrit Agim Çeku, kryetari i Komisionit parlamentar për punë të Brendshme Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së hapi debatin, dhe aty deputetët patën rastin të shtrojnë pyetje dhe të kërkojnë sqarime shtesë nga krerët e FSK-së.

Ndër ta deputeti Rexhep Selimi i përgëzoi ministrin Çeku, komandantin e FSK-se gjeneral Kastratin si edhe sekretarin e përgjithshëm Syla për të arriturat e deritanishme, duke u shprehur i kënaqur me punën e gjithëmbarshme të institucionit tonë.

Ndërsa Ganimete Musliu u interesua për barazinë gjinore në FSK, përderisa Goran Marinkoviq u interesua për pozitën e minoritareve dhe respektimin dygjuhësisë në dokumente.

Në interesimin e Marinkoviqit, ministri Çeku tha se; pikërisht këtë vit FSK-ja ka arritur të dërgoj në Akademinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë katër ushtarak të FSK-së për ti avancuar në oficerë, si edhe ka marrë iniciativave për ndërmarrje shtesë, pikërisht për çështjen e minoritarëve në FSK, ai u shpreh krenar që deri më tani nuk ka pasur raportime për trajtim jo të mirë ndaj kolegeve minoritar.

Raportimi i ministrit Çeku në Komisionin parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së  u zhvillua në kuadër te raportimit vjetor para komisionit mbikëqyrës parlamentar i cili ka për mision përcjelljen e zbatimit të ligjshmërisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)