Çeku priti një delegacion të NATO-s
Prishtinë, 2 tetor Ministri në largim i FSK-së, Agim Çeku së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastratin pritën një delegacion të NATO-s.
Ministri në largim i FSK-së, Agim Çeku së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastratin, sekretarin e Përhershëm Shkelzen Sylaj pritën sot, në ambientet e Ministrisë së FSK-së, një delegacion të NATO-s, të prirë nga z. Richard Froh, zëvendës asistent i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për operacione.
Temë e takimit të sotëm ishte vazhdimi dhe thellimi i bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet Ministrisë së FSK-së dhe NATO-s.
Ministri Çeku, me këtë rast falënderoi NATO-n për mbështetjen e përgjithshme që ata po japin në ngritjen profesionale të FSK-së, si dhe e njoftoi, z. Froh, me të arriturat e përgjithshme, perspektivën e FSK-së dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë.