05 Maj 2024

Çeku përgëzoi pjesëtarët e FSK-së për certifikimin e tyre

Prishtinë, 20 maj  -  Ministri për ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) Agim Çeku mori pjesë në ceremoninë e certifikimit  të 25 pjesëtarëve të Njësisë Ndërlidhëse për Reagim në Kriza (NJNRK) dhe Task Forcës së Kërkim Shpëtimit (KSh-së) të FSK-së  me rastin e përfundimit të trajnimit bazik me temë “Organizimi dhe Funksionimi i BCU-së në Mbështetje të Operacioneve Civile”.         

Me ketë rast ministri Çeku e konsideroj  këtë trajnim si shumë të rëndësishme për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së) duke iu referuar me theks të veçantë bashkëpunimit civilo-ushtarak.

“Këtë trajnim e konsideroj shumë të rëndësishëm ngase po nisem nga roli i  Forcës së  Sigurisë së Kosovës, që është forca për të mirë edhe për vendin por edhe rajonin. Duke u nisur nga ky rol, ne si objektiv dhe synim kemi vendosur, që FSK të jetë forcë aktive e dukshme, në prezencë të qytetarëve dhe për t’i arritur këto synime,  aktivitet e CIMIK-ut apo Bashkëpunimi Civilo ushtarak ka një rol të veçantë.

\"Është një nga aktivitetet kryesore të çdo ushtrie, sepse përmes bashkëpunimit ushtarak dëshmohet që jemi në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe jemi pranë tyre, kurdo që ata kanë nevojë. Prandaj ne edhe kemi organizuar trajnime të tilla për të qenë më afër qytetarëve” tha ministri Çeku, i cili falënderoi instruktorët amerikan për mbështetjen e tyre në këtë trajnim dhe në shumë trajnime tjera.

Para të pranishmëve foli edhe drejtori i BCU-së Hajrush Kurtaj, i cili e vlerësoi lart rëndësinë e Bashkëpunimit Civil Ushtarak. Po ashtu foli edhe  komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC) kolonel Shaip Haziri, i cili tha se njohuritë e fituara nga ky trajnim pjesëtarëve tanë  do t’iu  nevojiten edhe atëherë kur nga FSK do të kërkohet që te jep kontributin edhe jashtë vendit, në rajon apo edhe më gjerë.

 “Trajnimi për Bashkëpunim Civil Ushtarak ka qenë më së i nevojshëm për pjesëtarët e Task Forcës së Kërkim Shpëtimit (KSh) po ashtu edhe të Njësisë Ndërlidhëse për Reagim në Kriza (NJNRK), puna e të cilëve ndërlidhet ngushtë gjatë operacioneve”.

Në fund u ndan mirënjohjeje për pjesëtarët e FSK-së, që e përfunduan këtë trajnim si dhe për instruktorët e këtij trajnimi.

Në këtë ceremoni morën pjesë: komandanti i KFT-së gjeneral major Rrahman Rama,  komandanti i RMC-së kolonel Shaip Haziri, atasheu ushtarak James Kott dhe këshilltari i NAT-it për BCU nënkolonel Kristian Bouverng, oficerja e KFOR-it Suedez major Lota Ekvall,  drejtori i CIMIK-ut Hajrush Kurtaj, komandanti i NJNRK-së nënkolonel Milaim Musliu, komandanti i Kërkim Shpëtimit kapiten Haki Hertica, oficerë të FSK-së si dhe instruktorët Amerikan e Suedez.

Trajnimi Bazik i CIMIC-ut, me temën  Organizimi dhe Funksionimi  i BCU-së në Mbështetje të Operacioneve Civile,  është organizuar nga Departamenti i BCU-së në MFSK-KFT, në bashkëpunim me oficerët e CIMIC-ut pranë Ambasadës Amerikane dhe Këshilltarit të NAT-it për BCU. 

Ky trajnim  ka filluar me 12 maj dhe ka përfunduar me 20 maj 2014 dhe është zhvilluar nga instruktorët Amerikan (Elementi Mbështetës Civil-Ushtarak) dhe Oficer Suedez të NAT-it dhe KFOR-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)