Çeku në vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar
Prishtinë, 6 gusht - Ministri i FSK-së Agim Çeku, me ftesë të ministrit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar Ëndru Morrison (Andrew Murrison), sot udhëtoi për në Mbretërinë e Bashkuar.
Në këtë vizitë tri (3) ditore ministri Çeku është i shoqëruar edhe nga komandanti i Komandës së Forcës Tokësore të FSK-së gjeneralmajor Rrahman Rama.
Gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar ministri Agim Çeku do të pritet nga Ministri i Mbrojtjes Ëndru Morrison; Shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar gjenerali Nikolas Haugton (Nicholas Haughton).
Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar ministri Çeku dhe gjeneral Rama do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e organizuar nga Akademia Ushtarake Mbretërore Sandhurst me rastin e diplomimit të kadetëve, në mesin e të cilëve në këtë ceremoni do të bëhet diplomimin edhe i dy kateteve të FSK-së.
Në agjendën e vizitës së ministrit Çeku janë paraparë edhe takime dhe aktivitetet tjera të rëndësishme si vizita dhe takime me personalitete të ndryshme dhe institucione ushtarake.
Vizita e Ministrit Agim Çeku në Mbretërinë e Bashkuar është në vazhdën e thellimit dhe bashkëpunimit të mirë dhe intensive që është duke u zhvilluar në mes të dy shteteve dhe dy ministrive përkatëse.