03 Maj 2024

Çeku në SHBA, pritet nga personalitete ushtarake

Uashington , 31 janar - Ministri i FSK-së Agim Çeku së bashku me komandantin e Komandës së Forcës Tokësore, gjeneralmajor Rrahman Rama, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku patën takime të shumta, në Pentagon, Uashington DC.                                                                   

Më 29 janar, ministri Agim Çeku u prit në Pentagon, nga Zëvendës-shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare; gjenerallejtënant Joseph Lengyel, gjeneralmajor Timothy Orr,  Z.Thomas Niblock, gjeneralbrigade Daniel Lokanson dhe Dr. John Finney.

Në takim mori pjesë edhe ambasadori i Kosovës, në SHBA, Akan Ismaili, gjeneralmajor  Rrahman Rama dhe gjeneralbrigade Xhavit Gashi, atashe ushtarak.     

Në takim u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Shtetit të Ajovës në Programin e Partneritetit Shtetëror (PPS) si dhe mundësive për thellimin e mëtutjeshëm në këtë fushë.

Gjithashtu delegacioni i FSK-së foli për iniciativat rajonale të cilat po i ndërmerr përmes EMAC, Task-forcës Rajonale për Kërkim Shpëtim si dhe mundësisë që të përfshihen edhe shtetet e rajonit të cilat kanë PPS me shtetet përkatëse në SHBA. Të dy palët shprehen gatishmërinë që bashkëpunimi të thellohet edhe në fusha tjera.                                                                 

Ministri Çeku dhe delegacioni që ai kryeson, po sot, janë prit edhe në Departamentin e Mbrojtjes në Pentagon, nga Zëvendëssekretari i Mbrojtjes për Politika, Dr. James Miller dhe Zëvendës asistente e Sekretarit të Mbrojtjes Dr. Evelyn Farkas

Në takimin me Dr. Miller, Ministri Çeku potencoi rëndësinë e të qenit partner strategjik me SHBA-të e sidomos në fushën e mbrojtjes. Gjithashtu u fol për procesin e Rishikimi i Sektorit të Strategjik të Sigurisë (RSSS) ku ministri e informoi Dr. Miller për rrjedhën dhe hapat e mëtutjeshëm si dhe mënyrat ku mund të ketë bashkëpunim në të ardhmen.                                                                                                                                  

Po sot, ministri Çeku me bashkëpunëtorë, u prit në State Departament nga Zëvendës drejtori i Zyrës për Çështje Evropiane David Burger dhe  Mark Fleming, nga Këshilli  Kombëtar i Sigurisë.

Gjatë këtij takimi u bisedua për arritjet e FSK-së, procesin e RSSS si dhe të ardhmen e FSK-së, procesin nëpër të cilin po kalon dhe u riafirmua mbështetja dhe u dakorduan që procesi i rishikimit të RSSS të vazhdojë me koordinim të ngushtë me SHBA-të, të cilat e kanë dhe rolin udhëheqës në këtë proces.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)