10 Maj 2024

Çeku në konferencën e ministrave të Mbrojtjes në Ohër

Ohër, 14 qershor - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Agim Çeku me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi kryesues i radhës, mori pjesë në Konferencën e ministrave të Mbrojtjes të vendeve të rajonit, “SHBA-Karta e Adriatikut”, me temë “Së bashku drejt paqes dhe sigurisë globale” që u mbajt në Ohër të Republikës së Maqedonisë, me 13 dhe 14 qershor 2013.

Punimet e konferencës i hapi ministri  Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, duke u shprehur se vendet pjesëmarrëse në punimet e konferencës po shprehin gatishmërinë për bashkëpunim dhe angazhime të përbashkëta në drejtim të ngritjes së cilësisë së angazhimeve të përbashkëta. Ndërsa një fjalë rasti në fillim mbajti, ambasadori i SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë, Paul Uhlers.

Ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku gjatë fjalës së tij në konferencë u shpreh se, në kuadër të gatishmërisë së Kosovës për të kontribuar për angazhime të përbashkëta për paqe, FSK-ja ka zhvilluar kapacitete të ngritura profesionale si; njësi të Kërkim - Shpëtimit, Deminimit, Mjekësisë, etj.

Ministri Çeku në kuadër të fjalës së tij tha se Kosova dhe FSK-ja janë të gatshme që të kontribuojnë dhe promovojnë paqen dhe sigurinë globale duke ofruar përvojat, njohuritë si edhe ekspertizat tona.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku gjithashtu tha se kur përmendet paqja, kjo nuk është vetëm një fjalë në letër, për paqen shtoi Çeku,  duhet të ngritët një themel i fortë i një bashkëpunimi rajonal dhe trans nacional. Në fund ministri Çeku e shprehu gatishmërinë e Kosovës që në një të ardhme të afërt, Kosova të jetë anëtare me të drejta të plota në kuadër të “SHBA-Karta e Adriatikut”.                               

Duke përfunduar fjalën e tij, ministri Agim Çeku tha se Kosova sikurse edhe vendet anëtare të “Adriatiku 5”, kanë aspirata dhe qëllime të njëjta që të jetë mbështetës aktiv dhe kontribuuese për sigurinë Euro-Atlantike.

Në konferencën e ministrave të Mbrojtjes morën pjesë; ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Ante Kotromanoviq, zëvendësministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Arta Musaraj, si dhe ministra, zëvendësministra dhe ambasadorë të vendeve të rajonit.

Pjesë e delegacionit të Ministrisë për FSK, ishin edhe ushtruesi i detyrës i shefit të Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, nënkolonel Hasan Hoxha, këshilltarja politike e ministrit, Besa Kabashi- Ramaj, si dhe atasheu ushtarak i SHBA-ve në Kosovë, kolonel Gjejms Kott.

Në fund ministrat e vendeve anëtare të “SHBA-Karta e Adriatikut’’, nënshkruan një deklaratë të përbashkët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)