29 Dhjetor 2024

Çeku merr pjesë në konferencën rajonale “Karta e Adriatikut”

Shkup, 28 mars - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Agim Çeku dhe një delegacion i Ministrisë për FSK, me ftesë të Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë, do të marrin pjesë në punimet e konferencës së ministrave të mbrojtjes së vendeve të rajonit, “SHBA-Karta e Adriatikut”, e cila do të mbahet në Shkup të Republikës së Maqedonisë, me 28 dhe 29 mars 2012.

Organizator i Konferencës “SHBA-Karta e Adriatikut”, këtë vit është ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi. Tema e konferencës do të jetë, “Sfidat dhe zgjidhjet e përbashkëta”

Qëllimi i konferencës së ministrave të mbrojtjes së vendeve të rajonit, është nxitja e dialogut dhe shkëmbimeve. Pjesëmarrësit do të shqyrtojnë sfidat me të cilat përballet regjioni, e në veçanti shtetet e Ballkanit perëndimor me fokusim në zgjidhjet potenciale të përbashkëta.

Në Konferencë do të marrin pjesë ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare dhe vëzhguese të SHBA-Karta e Adriatikut, përfaqësues nga Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësues nga Selia e NATO-s në Bruksel, përfaqësues dhe ekspert nga Qendra e Gjenevës për Politika të Sigurisë dhe diplomatë të tjerë të lartë.

Karta e Adriatikut, është themeluar si një mekanizëm që të promovojë dialogun rajonal, të avancojë bashkëpunimin e mbrojtjes dhe të forcojë kapacitetet nacionale drejt qëllimit të përbashkët, integrimit në NATO për gjitha shtetet e regjionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)