15 Janar 2025

Çeku: Listat përfundimtare, pas trajtimit të ankesave

Prishtinë, 10 qershor - Kryetari i Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e veteranëve, Agim Çeku ka bërë me dije se, pavarësisht vështirësive, procesi i verifikimit nuk do të dështojë.

Ai për ‘Epokën e re’ ka thënë se listat përfundimtare do të publikohen pas trajtimit të ankesave.

Por, sipas Çekut, më e rëndësishme se publikimi i listave është miratimi i një udhëzimi administrativ nga Qeveria, i cili do të përcaktojë shumën e kompensimit që marrin veteranët, mënyrën e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm.

Çeku i ka bërë thirrje Qeverisë që, me rastin e rishikimit të buxhetit, të mos preket buxheti i parashikuar për kategoritë e luftës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)