Çeku: Krijimi i ushtrisë së Kosovës, i nevojshëm
Prishtinë, 3 janar - Në Kosovë, autoritetet vendase thonë se gjatë mesit të këtij viti pritet të dalin me rekomandime për procesin e ndërtimit të kapaciteteve që kanë të bëjnë me ngritjen e ushtrisë së Kosovës.
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Ceku, në një bisedë për Zërin e Amerikës tha se krijimi i ushtrisë së Kosovës është një proces i cili tashmë ka filluar me studimin e kapaciteteve që i duhen Kosovës për tu përballur me kërcënimet dhe rreziqet.
Ai tha se një ndër institucionet që mundëson një jetë normale dhe funksionale të shtetit të Kosovës është ushtria.