17 Janar 2025

Çeku: Këtë vit Kosova do të bëhet me Forcë të Armatosur

Prishtinë, 3 shkurt - Ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku është shprehur i pakënaqur me procesin e transformimit të kësaj force në Forca të Armatosura.

Ai i ka quajtur të pakuptimta vonesat që po ndodhin në këtë proces, pasi për forcën e re thotë se janë përfunduar projekti, plani afatshkurtër, plano afatgjatë dhe struktura.

Çeku i ka bërë thirrje Qeverisë që këtë çështje ta bëjë prioritet, meqë shteti ka nevojë për ushtri, shkruan ‘Epoka e re’.

Megjithatë, ai ka thënë se është optimist që këtë vit Kosova do të bëhet me Forcë të Armatosur.

Në të kundërtën, sipas tij, nëse brenda këtij viti nuk ndodh transformimi i FSK-së, Qeveria nuk do të ketë asnjë justifikim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)