Çeku kërkon nga veteranët të kenë durim deri në javën e ardhshme
Prishtinë, 19 shkurt - Kryetari i Komisionit qeveritar për verifikimin e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, Agim Çeku, pas reagimeve rreth publikimit të listave të para të këtyre kategorive, ka kërkuar nga veteranët të kenë durim deri në javën e ardhshme kur pritet të publikohet edhe lista e fundit nga ky komision.
Ai është zotuar se nuk do tu hyjnë në hak të gjithë atyre që kanë kontribuar për çlirimin e Kosovës.
Çeku ka bërë me dije për Epokën e re se qeveria është në përfundim të një udhëzimi administrativ që ti përcaktojë kushtet, mënyrën, formën dhe lartësinë e pensionit të veteranit.
Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së i ka hedhur poshtë akuzat se ua ka marrë deri në tre mijë euro qytetarëve për ti bërë veteranë, edhe pse nuk kanë qenë kurrë në luftë.