Çeku: FSK, gati të ndihmojë në rajon
Prishtinë, 19 maj - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, deklaron se janë në pritje të ftesës nga ana e Serbisë, apo Bosnjës për të zbarkuar trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, deklaron se janë në pritje të ftesës nga ana e Serbisë, apo Bosnjës për të zbarkuar trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës që të ndihmojnë autoritetet e atjeshme për të përballuar situatën e shkaktuar nga vërshimet.
FSK-ja qëndron e gatshme që tu ndihmojë të gjithë atyre që kanë nevojë në rajon. Ne jemi të gatshëm, nëse ata kanë nevojë për ndihmën tonë. Është çështje humanitare. Pa marrë parasysh marrëdhëniet në mes vendeve, kur është në rrezik, jeta e njerëzve, ne jemi të gatshëm të ndihmojmë, ka thënë ministri Çeku.
Ai ka shtuar se FSK ka potencial dhe resurse për një aksion të tillë.