01 Maj 2024

Çeku e Kodheli pajtohen për thellimin e bashkëpunimit

Prishtinë, 10  janar - Në ambientet e Ministrisë së Forcës së Sigurisë të Kosovës, sot për një vizitë zyrtare qëndroi ministrja e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë,  Mimi Kodheli, e cila u prit me nderime të larta nga Togu i Nderit dhe Orkestra Frymore e FSK-së. Të dy ministrat, fillimisht biseduan kokë më kokë, për të vazhduar më pastaj takimin e përbashkët në nivelin e zgjeruar të dy delegacioneve.

Në takim morën pjesë edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, komandanti i Forcave Tokësore gjeneralmajor Rrahman Rama, gjeneralët:

Zymer Halimi, Bashkim Jashari, Gëzim Hazrolli dhe Enver Cikaqi, sekretari i Përgjithshëm i MFSK-së, z. Shkëlzen Sylaj dhe kolonel Hasan Hoxha, ushtrues i detyrës së Departamentit për Siguri dhe Bashkëpunim, ndërsa në delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, merrnin pjesë: Islam Lauka, ambasador i Shqipërisë në Kosovë, Gjergj Teneqexhiu drejtor i kabinetit, Edlira Prendi këshilltare për shtyp,  Arian Zaimi këshilltar ushtarak dhe kolonel Fiqri Hoxha, atashe ushtarak.

 Ministri i FSK-së, Agim Çeku pasi i ka dëshiruar mirëseardhje dhe i ka uruar detyrën e re, ministres Kodheli, e ka falënderuar atë dhe Ministrinë e Mbrojtjes për ndihmat që kanë dhënë dhe po japin për FSK-së. Ministri Çeku, gjatë takimit e ka njoftuar gjerësisht ministren e Mbrojtjes, znj. Kodheli, për të arriturat e përgjithshme të FSK-së, shkollimin, trajnimet, bashkëpunimin si dhe për planin e zhvillimit në të ardhmen. Pas takimit të përbashkët në nivel të dy delegacioneve, të dy ministrat mbajtën një konferencë të përbashkët me gazetarë.
Me këtë rast, ministri i MFSK-së, Agim Çeku, tha se FSK-ja është një tregim i suksesshëm në Kosovë, është institucioni më i besuar nga qytetarët e Kosovë, është institucion i afirmuar profesional, kredibil, i trajtuar si partner nga faktori ndërkombëtar dhe thjeshtë është edhe i pranuar edhe nga ana e NATO-s, si një institucion që i ka ngritur dhe i ka të gjitha kapacitetet veta.

Të gjitha sukseset që kemi arritur, një pjesë të rëndësishme të kontributit ka edhe Shqipëria dhe Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, që na kanë ndihmuar, që ne sot, të deklarojmë që jemi institucion i suksesshëm.Biseduam edhe për projektet konkrete në të ardhmen, në këtë drejtim dhe e informuam ministren Kodheli, për të arriturat e FSK-së, sot dhe ku do të jemi nesër. Ndërsa, ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, znj.Kodheli falënderoi ministrin Çeku, dhe shtoi se kjo vizitë është një kënaqësi e veçantë për mua. Unë në të njëjtën kohë e informova ministrin Çeku, për të gjitha zhvillimet e fundit të Forcave tona të armatosura dhe ministrisë së mbrojtjes. Në fund, ministrja Kodheli shtoi se me ministrin Çeku, ndamë mendimin e njëjtë, për nivelin e bashkëpunimit që kemi midis FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ne të dy palët do të gjemë rrugët dhe mënyrat e bashkëpunimit akoma më të lartë. Ne jemi këtu për ta mbështetur këtë proces në mënyrë që me ndihmën e aleatëve tanë strategjikë dhe të SHBA-s, Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën dhe FSK-në, drejt integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)