Çeku e Kastrati pritën përfaqësuesen e sekretarit të NATO
Prishtinë, 5 nëntor - Ministri i Forces së SIgurisë së Kosovës (FSK) Agim Çeku dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati pritën sot në takim pune zonjën Mari Skaare, përfaqësuesen speciale të sekretarit të NATO-s për çështje të femrës, paqes dhe sigurisë.
Në takim u bisedua për standardet e NATO-s për angazhimin e femrës në ushtri, operacionet ushtarake dhe misionet paqësore.
U fol për pozitën aktuale të femrës në FSK si dhe angazhimet e vazhdueshme që po bëhen për arritjen e rezultate të reja.
Pozita e femrës në FSK u vlerësua e lartë dhe që duhet përshëndetur.