Çeku e Kastrati në vizitë zyrtare në Itali
Prishtinë, 12 dhjetor - Niset për një vizitë zyrtare dy ditore në Itali Agim Çeku Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës(MFSK), i shoqëruar nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së), gjenerallejtënant Kadri Kastrati.
Ftesa për një vizitë zyrtare në Napoli të Italisë, erdhi nga Komandanti i Forcave të Bashkuara të NATO-s, në Napoli, Admiralit Brus Klingan.
Gjatë vizitës dy ditore në Napoli, Ministri Çeku dhe komandanti Kastrati do të bisedojnë për përkrahjen aktuale të Aleancës së NATO-s për FSK-në si edhe përkrahjen që pritet të marrë FSK-ja në të ardhmen nga NATO.