Çeku dhe Kastrati ndërojn Jasharajt
Prishtinë, 6 mars - Në 15 vjetorin e rënies së Komandantit legjendar, Adem Jasharit dhe familjes Jashari, Ministri Agim Çeku dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati të shoqëruar nga stafi më i lartë, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz.
Ministri i FSK-së Agim Çeku, nderoi dëshmorët së bashku me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin dhe ministrat e Kabinetit qeveritar.
Ata qëndruan për vizitë në Kompleksin Memorial të Komandantit legjendar Adem Jashari, ku me vendosjen e kurorave me lule, nderuan Komandantin legjendar Adem Jashari, Familjen Jashari dhe të gjithë dëshmorët e Kombit.
Ndërsa, delegacioni i FSK-së, të prirë nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, zëvendësministri i FSK-së Shemsi Veseli, Sekretari i Përgjithshëm i MFSK-së Shkëlzen Sylaj, komandanti i KFT-së gjeneralmajor Rrahma Rama, gjeneralët: Zymer Halimi, Enver Cikaqi, Gëzim Hazrolli, Haxhi Shala, dhe oficerë të tjerë të FSK-së, sot, në Ditën e dëshmorëve, vizituan Kompleksin Memorial në Prekaz, ku vendosen lule të freskëta dhe bënë homazhe.
Me këtë akt, nderuan Komandantin legjendar Adem Jashari, Familjen Jashari dhe të dëshmorët e tjerë të kombit.
Gjithashtu komandanti i FSK-së gjeneral Kastrati, me këtë rast, tha se bashkë me udhëheqësit e FSK-së, jemi këtu për të nderuar veprën e madhe të Komandantit legjendar Adem Jashari, të Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. Delegacioni i FSK-së, më pastaj vizitoi Kullën e Jasharëve, ku u pritën nga Rifat Jashari, vëllai i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Murat e Lulëzim Jashari.