Çeku dhe Blomeyer nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi
Prishtinë, 4 korrik - Në ambientet e Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës (MFSK), sot u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi në mes të Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, për emërimin e nënkolonel Michael Gierse, këshilltar për çështje logjistike në Ministrinë e FSK-së.
Marrëveshjen e nënshkruan ministri Agim Çeku dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Dr. Peter Blomeyer.
Në tekstin e marrëveshjes janë të definuara fushat konkrete që e intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, gjithashtu edhe misionin, rolin, detyrat dhe përgjegjësitë e këshilltarit gjerman që do të jetë i integruar në kuadër të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Marrëveshja e sotme e nënshkruar nga ministri Çeku dhe ambasadori Blomeyer është rezultat i bashkëpunimit të dy ministrive dhe konform Marrëveshjes Bilaterale që ka Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës me Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë.