Çeku dekoroi ambasadorin e Shqipërisë në NATO, Artur Kukon
Prishtinë, 6 shtator - Sot, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Agim Çeku, në ambientet e Ministrisë së FSK-së, ka pritë, në një takim pune, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në NATO, Artur Kuko, i cili shoqërohej edhe nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, zëvendës ambasadori Andi Xhoi dhe atasheu ushtarak, kolonel Fiqri Hoxha.
Në takim morën pjesë edhe zëvendësministrat e FSK-së: Muhamet Latifi, Bejtush Gashi, Shkëlzen Sylaj sekretari i Përgjithshëm, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, zv. komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Rrahman Rama, gjeneralët: Bashkim Jashari, Gëzim Hazrolli, Zymer Halimi, Imri Ilazi, Nazmi Brahimaj, Enver Cikaqi, kolonel Ilaz Dërguti, Kevin Lynch, drejtor i NAT-it, Haxhi Shala, etj.
Ministri i FSK-së, Agim Çeku, me këtë rast, ka falënderuar ambasadorin Kuko, për angazhimin e tij, në pranimin e Kapaciteteve të Plota Operacionale të FSK-së, dhe në shenjë mirënjohje e ka Dekoruar, ambasadorin KUKO, me Medalje për Shërbim Meritor, me motivacionin për kontribut të jashtëzakonshëm dhe përkrahje të vazhdueshme në zhvillimin e FSK-së, në një Organizatë Kompetente të Aftë dhe Profesionale.
Artur Kuko është përfaqësues i përhershëm i Republikës së Shqipërisë, në NATO. Angazhimi i tij, ka qenë kyç për realizimin e Kapaciteteve të Plota Operacionale të FSK-së, si dhe progresit dhe arritjeve të përgjithshme të FSK-së, janë po ashtu, edhe rezultat i punës së jashtëzakonshme të Kuko.
Ambasadori Artur Kuko, pas pranimit të Medaljes, ka falënderuar ministrin Agim Çeku, FSK-në, etj, për të shtunar se FSK-ja është një histori suksesi, uroj që edhe në të ardhmen, FSK-ja të njohë vetëm suksese të reja, me objektiv të vetëm anëtarësimin në NATO. Unë, si deri më tani edhe në të ardhmen, do të jem zë i fuqishëm i FSK-së, në NATO.