11 Maj 2024

Çeku dekorohet me medaljen “ Yllin i Gjeneralit”

Prishtinë, 17 prill - Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Agim Çeku, në një ceremoni të veçantë, sot, në Kazermën “Adem Jashari”, u dekorua me medaljen “Ylli i Gjeneralit” ndarë nga Klik Ekspo Group(KEG) e Republikës së Shqiperisë. Medaljen në emër të Klik Ekspo Group, ministrit Agim Çekut ia dërëzoi, presidenti KEG, zotëri Luan Muametaj.

Medalja “Ylli i Gjeneralit” e cila iu nda ministrit Agim Çeku, ka këtë motivacion: “Për kontributin e dhënë për larine, rindërtimin, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, si gjeneral luftoi dhe fitoi luftën për larinë dhe dinjitetin njerëzor të Popullit të Kosovës, si burrë shteti, Kryeministër dhe politikan vizionar, përgatiti premisat për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, si reformator, udhëhoqi transformimin e UÇK-së në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës, si personalitet publik, punoi për ndërtimin e paqes, stabilitetit të marrëdhënieve dhe të fqinjësisë së mire me vendet e rajonit në dobi të prosperitetit e zhvillimit të qendrushëm ekonomik të vendeve të Ballkanit.”

Në fjalën e rastit, gjeneral brigade Agim Lala, drejtor i Arkivit Qendror të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqiperisë, foli rreth veprimtarisë ushtarake dhe angazhimeve të ministrit Çeku që nga fillimi i karrierës së tij si ushtarak, pjesmarrjen e tij aktive në luftën për çlirim të popullit të Kosovës, duke shtuar se Ai, ndjehet krenar  që në listen e shume përsonaliteteve që janë nderuar me këtë medalje, në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes  në vend, rajon dhe më gjerë, tani i’u shtua edhe gjenerali  i luftes dhe i paqes, gjenerallejtënant Agim Çeku.

Më tej gjeneral Lala tha se: “Gjeneral Çeku u vu në shërbim të njerzimit me armë në dorë. Nga detyra e ushtarit të bindur deri tek gjenerali i dy ushtrive në Ballkanin e përflakur nga luftërat për liri të pupujve të tij, në fundin e shekullit të kaluar. Gjeneral Lala shtoi gjithashtu se:

“Ministri Çeku, atëherë gjeneral Çeku  erdhi përmes flakëve, në luftën më të lavdishme për liri të Kosovës martire, për të mos u quajtur më kurrë martire, të luftës që solli larine”. Gjeneral Agim Lala theksoi po ashtu se Gjeneral Çeku, si organizatorë dhe Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në njërën nga formacionet ushtarake më të lavdishme të popullit shqiptarë në shekullin njëzet, bashkë me djelmërinë e Kosovës dhe mbarë kombin,  krijuan me pushkë dhe më mendje historinë e lirisë që ne po jetojmë sot, përfundoi gjenerali Lala.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku në fjalën e tij, me rastin e dekorimit me medaljen “Ylli i Gjeneralit”, u shpre se ndjehet tejet i lumtur që këtë Yll dhe këtë nderë e merr pikërisht nga një organizatë e popullit të tij dhe kolegëve të tij gjeneralë. Ministri Çeku tha gjithashtu se e gjithë veprimtaria e tij në shërbim të kombit, luftës për çlirim të vendit është e lidhur me bashkëluftëtarë, kolegët, bashkombasit dhe se rezultatët dhe vlerësimet  për të cilat tani u dekorua janë pjesë  e punës dhe sakrificës së përbashkët. Unë, vazhdoj ministri Çeku kam qenë dhe jam i nderuar që kam pasë fatin që të jem pranë popullit tim, atëherë kur më së shumti i jam dashur atij, sepse shtoi ministri Çeku, askund si në mesin e popullit të tij nuk është ndjerë, dhe se vetëm këtu në mesin e popullit të tij, ka qenë gjenerali për të cilin ka  dhënë shumë nga vetja, dhe i cili vetëm në mesin njerzve të tij dhe bashkëluftarëve të tij ndjehej gjeneral. Ministri Çeku gjithashtu potencoi edhe  kontibutin e tij dhe shumë bashkëluftëtarëve të tij në luftën për liri të popullit kroat në Kroaci, për të cilën çmohet dhe vlerësohet vazhdimisht.

Në fund ministri Agim Çeku foli edhe për bashkëpunimin e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, gjithashtu kontributin që kanë dhënë ushtarakët e Republikës së Shqipërisë në shumë fusha, si edh kontributin e popullit, djemve dhe vajzave të Shqipërisë në luftën për çlirimin e Kosovës.

Me këtë rast, ministrit Çeku iu dhurua edhe një libër i poetit shqiptar Dritëro Agolli, pikërisht nga e bija e shkrimtarit Elona Agolli, e cila edhe e lexoj para të pranishmëve dedikimin e shkrimtarit të madh Agolli, për ministrin Agim Çeku.

Medalja “Ylli i Gjeneralit” është mirënjohje e cila ndahet nga grupi “Klik Ekspo Grup” me qendër në Republikën e Shqiperisë, për ushtarakët që mbajnë gradën e gjeneralit dhe që kanë dhënë kontribute të veçanta në luftë dhe në paqe për larinë e popujve dhe dinjitetin njerëzor. Kjo mirënjohje shpërndahet pasi shqyrtohet dhe vendoset në takimin e bordit të gjeneralëve në rezervë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të cilët funksionojnë pranë “Klik Ekspo Group”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)