19 Maj 2024

Çeku: Asnjë shtet nuk ka më interesa individuale të sigurisë

Tiranë, 29 maj - Konferenca  me temë “Sfidat e Sigurisë Detare në Adriatik dhe Jon”, e cila u organizua nga Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe Mbrojtjes (QKSM) e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Ambasadën e ShBA në Tiranë.

Në hapjen e punimeve të Konferencës të pranishmit i përshendeti me një fjalë rasti kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Në  seancën kryesore të Konferencës foli  ministri i FSK-së, Agim Çeku i cili tha: “Është e pamundur të flitet për interesa të izoluara të secilit prej nesh. Kërcënimet me të cilat ne përballemi janë rajonale dhe globale. Pra perceptimi ynë, dhe përgjigjja jonë duhet të jenë po ashtu regjionale dhe globale”.

Ministri Çeku shtoi se vetë tema e konferencës shpije natyrshëm tek tema që unë vazhdoj ta theksoj në çdo rast, duke theskuar nevojën siç tha Ai, për një qëndrim më koherent dhe përvoja në siguri regjionale. Ministri Agim Çeku para ministrave në Konferencë, tha po ashtu se: “Siq po largohemi nga koha e jostabilitetit në mes të shteteve të Evropës jug-lindore mund të mendojmë jo vetëm për përfitime nga stabiliteti individual dhe ai regjional, por edhe për benefite të stabilitetit kolektiv dhe aftësi kolektive”.

Në konferencë morën pjesë; ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ambasadori i ShBA në Tiranë, Alexandër Arvizu, nga Bashkimit Europian, Franco Fratini, ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Talat Xhaferi, zëvendësministri i Mbrojtjes i Greqisë,  Panagiotis Karampelas, përfaqësues të lartë nga Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë, Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës, si dhe përfaqësues nga organizma të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare të kësaj fushe.

Në këtë konferencë përshëndeti edhe ambasadori i SHBA në Tiranë, z. Alexandër Arvizu. Gjithashtu në konferencë kanë diskutuar edhe ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Talat Xhaferi si dhe përfaqësues të lartë nga Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë, Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës, etj.

Konferenca “Sfidat e Sigurisë Detare në Adriatik dhe Jon” u zhvillua në kuadër të iniciativës së Adriatikut dhe Jonit, iniciativë e krijuar që në vitin 2000, në Ankona të Italisë.

Qëllimi i konferencës për Sigurinë Detare ishte shkëmbimi i eksperiencës dhe praktikave më të mira të vendeve të rajonit tonë në fushën e sigurisë detare, duke krijuar një mirëkuptim më të gjerë dhe një bashkëpunim më të mirë mbi rreziqet dhe sfidat për Sigurinë Detare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)