Çekia përfundon misionin paqeruajtës në Kosovë
Prishtinë, 27 tetor - Pas 12 vjetësh prezente në Kosovë, Çekia përfundon sot zyrtarisht misionin e saj paqeruajtës, njoftoi agjencia serbe e lajmeve Beta.
Detyra juaj ka përfunduar. Tani na mbetet ne, diplomatëve, që të krijojmë kushte të favorshme në Kosovë për tërheqjen e investimeve të huaja, si dhe t`i mundësojmë vendit aplikimin e standardeve evropiane, ka thënë para ushtarëve çekë të KFOR-it ambasadori i Republikës Çeke në Prishtinë, Jirzhi Dollezhal.
Në bazë të vlerësimeve të NATO-s, Çekia ka nisur tërheqjen e ushtarëve nga Kosova në vitin 2010.
Misioni çek në përbërje të KFOR-it thuhet se është misioni më i gjatë në të cilin kanë marrë pjesë trupat e Çekisë.