Çekia e gatshme ta përkrahë Kosovën për anëtarësim në organizatat e sigurisë
Prishtinë, 15 maj - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa, priti në takim zëvendës-ambasadorin e Republikës Çeke, z. Dushan Kralik dhe Atasheun Policor pranë Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë, z.Adriatik Shino.
Në këtë takim, ministri Mustafa prezantoi të arriturat në fushën e sigurisë si dhe mbi punët që do të pasojnë në të ardhmen.
Gjithashtu, në takim u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm policor ndërmjet dy vendeve, u diskutua lidhur me marrëveshjet e reja që do të forcojnë bashkëpunimin edhe më tutje si dhe për njohjen reciproke të patentë-shoferëve.
Delegacioni i Republikës Çeke premtoi angazhimin për Kosovën sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, e gjithashtu edhe lidhur me aplikimet e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë.