18 Maj 2024

Çekia do të vazhdojë mbështetjen e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Prishtinë, 14 maj - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Kryeprokurorin e Republikës së Çekisë, Pavel Zeman, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin e dy vendeve në fushën e drejtësisë, mandatin e ri të EULEX-it etj.

Ministri Kuçi dhe Kryeprokurori Zeman kanë vlerësuar si shumë të mirë bashkëpunimin e Republikës së Kosovës dhe asaj të Çekisë në fushën e drejtësisë, ndërsa kanë shprehur gatishmërinë e thellimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Në takim u bisedua edhe për mandatin e ri të EULEX-it, ku Kryeprokurori Zeman shprehi gatishmërinë e vendit të tij për vazhdimin e mbështetjes me prokurorë çek në kuadër të EULEX-it, me qëllim të mbështetjes të sistemit prokuroria të Kosovës në arritjen e standardëve ndërkombëtare.

Ministri Kuçi ka njoftuar Kryeprokurorin me punën që ka bërë dhe po bënë Ministria e Drejtësisë për të siguruar kushte sa më të mira për punën e prokurorëve. “Është krijuar infrastrukturë ligjore moderne, janë krijuar kushte për punë, është bërë stimulimi material për prokurorë, në mënyrë që të kemi një sistem prokuroria me standarde ndërkombëtare”, tha Kuçi.

Kuçi tha se e gjithë mbështetja që është bërë për sistemin e drejtësisë, ku bënë pjesë edhe prokuroria, është bërë në respektim të ligjeve në fuqi dhe duke respektuar pavarësinë institucionale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)