Carolan konfirmon zyrtarisht kthimin në Kushtetuese

Prishtinë, 1 tetor - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Enver Hasani, ka pranuar letër nga gjyqtari, Robert Carolan me të cilën ai e konfirmon pjesëmarrjen e tij në seancat e radhës të Gjykatës.
\"Gjykata Kushtetuese e Kosovës e mirëpret njoftimin se gjyqtari Robert Carolan do të mund të vazhdojë punën e tij në Gjykatë.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka konfirmuar emërimin e gjyqtarit Carolan, së bashku me dy gjyqtarët e tjerë ndërkombëtarë të Gjykatës, më 31 gusht 2014.
Gjykata Kushtetuese mirëpret kontributin e gjyqtarit Carolan për fuqizimin e mëtutjeshëm të Gjykatës, ku ai ka qenë i përfshirë që nga themelimi i saj", thuhet në njoftimin e GJKK-së.