Carla del Ponte ka asgjesuar dëshmitë
Hagë, 2 shkurt - Dëshmi të rëndësishme në Shtëpinë e verdhë janë asgjësuar në kohën e Carla del Pontes, me lejen e prokurorisë së saj, pohojnë në zyrën e kryeprokurorit Serge Bramertz.
Në sqarimin e zyrës së Bramertzit thuhet se disa dosje janë zhdukur në vitin 2005, kur kryeprokurore ka qenë Carla Del Ponte dhe ky asgjesim është bërë me dijeninë e saj.
Del Ponte më herët ka deklaruar se dëshmitë për trafikimin organeve ishin zhdukur nga Kryeprokuroria e Hagës.
Ajo kishte deklaruar po ashtu se NATO dhe UNMIK kishin penguar hetimet për nxjerre të organeve të serbëve në Shtëpinë e verdhë.
Ajo në këtë pikë kishte akuzuar edhe Shqipërinë, njoftojnë mediat serbe.