Caktohet paraburgim prej 30 ditësh për Florim Ejupin
Prishtinë, 27 maj - Sot në mëngjes, një gjyqtar i procedurës paraprake vendosi lidhur me kërkesën e një prokurori të PSRK-së dhe urdhëroi masën e paraburgimit për Florim Ejupin për një periudhë prej 30 ditësh.
Florim Ejupi, të cilit i kishte skaduar paraburgimi, u ri-arrestua pas kërkesës së prokurorit të PSRK-së bërë gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur për akuzat në lidhje me terrorizëm.
Të gjitha palët kanë të drejtë ankese në lidhje me këtë vendim.